{"id":29795,"date":"2021-10-22T06:16:16","date_gmt":"2021-10-22T06:16:16","guid":{"rendered":"https:\/\/kohanews.al\/?p=29795"},"modified":"2021-10-22T06:18:18","modified_gmt":"2021-10-22T06:18:18","slug":"hodha-1-gote-klor-ne-pishine-dhe-zbardhen-deshmite-e-punonjesve-te-hotelit-turistet-ruse-dukeshin-te-lodhur-kur-hyne-ne-spa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kohanews.al\/?p=29795","title":{"rendered":"“Hodha 1 got\u00eb klor n\u00eb pishin\u00eb dhe..”! Zbardhen deshmite e punonj\u00ebsve te hotelit: Turist\u00ebt rus\u00eb dukeshin t\u00eb lodhur kur hyn\u00eb n\u00eb SPA"},"content":{"rendered":"\n
KAVAJ\u00cb-<\/strong> Zbardhen d\u00ebshmite e punonj\u00ebsve t\u00eb hotel \u201cGloria Palace\u201d, n\u00eb Qerret, ku u gjet\u00ebn t\u00eb pajet\u00eb kat\u00ebr turist\u00ebt rus\u00eb familjar\u00ebt Sergey Burenkov, 60 vje\u00e7, dhe bashk\u00ebshortja Natalya Burenkova, 58 vje\u00e7, s\u00eb bashku me vajz\u00ebn e tyre, Ekaterina, 31 vje\u00e7, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb, zbardhen t\u00eb plota d\u00ebshmit\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb hotelit, nga menaxherja te recepsoinistja dhe mir\u00ebmbajt\u00ebsi i pishin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Stafi i hotelit<\/strong>
Xhudiljana Pole, dat\u00eblindja 1994 \u2013<\/strong> jam menaxhere e p\u00ebrgjithshme n\u00eb hotel Gloria Palace n\u00eb Qerret ku kam si detyr\u00eb organizimin, menaxhimin dhe drejtimin e pun\u00ebs. Me dat\u00eb 15 tetor 2021 rreth or\u00ebs 18.30 kam ikur nga puna dhe kam shkuar n\u00eb sht\u00ebpi. Rreth or\u00ebs 22.00 m\u00eb njoftuan n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit nga stafi ku m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ka njer\u00ebz pa ndjenja n\u00eb ambjentet e SPA, Gloria Hotel. M\u00eb pas kam mb\u00ebrritur dhe kam marr\u00eb informacion ku kishin nd\u00ebrruar jet\u00eb 4 shtetas rus, t\u00eb cil\u00ebt quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Sergei Burenkov dhe Nikita Belousov. K\u00ebta shtetas jan\u00eb akomoduar n\u00eb hotel Gloria dit\u00ebn e diel n\u00eb dark\u00eb me agjenci turistike ku i shoq\u00ebronte nj\u00eb person me emrin Maria, e cila \u00ebsht\u00eb shtetase bjelloruse dhe u b\u00ebnte guid\u00ebn. K\u00ebta shtetas kan\u00eb prenotuar p\u00ebr q\u00ebndrim nj\u00eb javor n\u00eb hotel Gloria.<\/p>\n\n\n\n
K\u00ebta turist\u00eb rus m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs e kalonin jasht\u00eb hotelit, duke udh\u00ebtuar pasi kishin marr\u00eb nj\u00eb automjet me qira mesa di un\u00eb. Keta klient\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb dat\u00eb 14 tetor 2021 kan\u00eb rezervuar n\u00eb recepsion p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdornin ambjentet e SPA-s\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15 tetor. Rreth or\u00ebs 15.00 vajza e recepsionit ka njoftuar pasi k\u00ebta klient\u00eb kishin njoftuar dhe n\u00ebse SPA ishte gati me kushtet e duhura. Un\u00eb rreth or\u00ebs 16.30 kam qen\u00eb e shoq\u00ebruar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsi i sall\u00ebs dhe kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontroll t\u00eb ambjenteve t\u00eb pishin\u00ebs ku kemi kontrolluar temperatur\u00ebn e ambjentit e cila ishte 28 grad\u00eb bazuar n\u00eb pajisjet treguese t\u00eb kondicioner\u00ebve, higjen\u00ebn dhe temperatur\u00ebn e ujit t\u00eb pishin\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt e kam prekur me duar dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb duhur mesatarisht i ngroht\u00eb. Po ashtu kam kontrolluar nga jasht\u00eb se sa grad\u00eb ishte uji i ngroht\u00eb i pishin\u00ebs ku cdo gj\u00eb ishte sipas kushteve dhe parametrave dhe tregonte sipas aparatur\u00ebs 27 grad\u00eb. Dua t\u00eb them se bazuar n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb kontrollova n\u00eb SPA cdo gj\u00eb ishte brenda normave. K\u00ebta shtetas jan\u00eb future n\u00eb ambjentet e SPA rreth or\u00ebs 20.30 dhe vajza e recepsionit Hane K\u00ebr\u00e7uku ka shkuar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dhe p\u00ebr tu afruar ndihm\u00eb se mos u nevojitej ndonj\u00eb send. Klient\u00ebt i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur se jan\u00eb mir\u00eb dhe nuk duan asnj\u00eb send dhe duan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e tyre. Pas rreth 30 minutash vajza e recepsionit ka shkuar p\u00ebrs\u00ebri me sanitaren p\u00ebr ti pyetur n\u00ebse u duhej ndonj\u00eb send dhe sanitarja p\u00ebr t\u00eb pastruar se mos ishte e nevojshme dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment i kan\u00eb gjetur turist\u00ebt pa ndjenja n\u00eb ambjentet e pishin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: A mund t\u00eb m\u00eb thuash n\u00ebse keta klient\u00eb rus\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb ambjentet e SPA cfar\u00eb kan\u00eb konsumuar n\u00eb dat\u00ebn 15 tetor 2021?<\/strong>
P\u00ebr sa m\u00eb pyesni dua t\u00eb them se keta shtetas kan\u00eb dal\u00eb nga ambjentet e hotelit rreth or\u00ebs 06.30 t\u00eb dat\u00ebs 15 tetor 2021 dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb rreth or\u00ebs 20.00. Nuk kam dijeni se \u00e7far\u00eb konsumuar ne hotel, por di t\u00eb them se kur kan\u00eb ardhur jan\u00eb interesuar p\u00ebr rezervimin e ambjenteve t\u00eb SPA.<\/p>\n\n\n\n
Recepsionistja Hane K\u00ebr\u00e7uku e dat\u00eblindjes 1997-<\/strong> aktualisht punoj tek Gloria Palace n\u00eb Qerret, si recepsioniste. Kam q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb sezonit veror q\u00eb punoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt. N\u00eb pun\u00eb isha dit\u00ebn e enjte dhe dit\u00ebn e premte turni i dyt\u00eb nga ora 15.00 deri n\u00eb or\u00ebn 23.00. Gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve n\u00eb hotel kan\u00eb qen\u00eb dy dhoma t\u00eb prenotuara nga turist\u00eb rus\u00eb dhe quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Nikita Belousov dhe Sergei Burenkov. Me k\u00ebta turist\u00eb pothuajse nuk kam patur kontakt, pasi q\u00ebndronin t\u00eb distancuar. T\u00eb enjten n\u00eb mbr\u00ebmje kan\u00eb ardhur tek recepsioni dhe nj\u00ebri nga k\u00ebta fliste anglisht dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se donin t\u00eb p\u00ebrdornin ambjentet e SPA. Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb m\u00eb thoni nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen q\u00eb i binte dit\u00eb e premte ishin n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim dhe nga ora 20.00 ambjentet e SPA t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr ta. Ambjenti i brendsh\u00ebm pishina \u00ebsht\u00eb ndezur rreth or\u00ebs 16.00 po jo nga un\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb para or\u00ebs 20.00 kam ndezur pjes\u00ebn e xhakuzit ku \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb buton q\u00eb duhet rrotulluar. K\u00ebta persona pasi jan\u00eb kthyer nga nj\u00eb udh\u00ebtim pas or\u00ebs 20.00 kan\u00eb kaluar n\u00eb recepsion dhe m\u00eb informuan se do ti p\u00ebrdornin tani k\u00ebto ambjente. I informova se n\u00ebse d\u00ebshironin ti shoq\u00ebroja un\u00eb, n\u00ebse jo mund t\u00eb shkonin vet\u00eb me an\u00eb t\u00eb ashensorit nga dhoma direkt tek ambjentet e SPA. N\u00eb dukje m\u00eb ngjan\u00eb si t\u00eb lodhur, mbase nga udh\u00ebtimi q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kan\u00eb shkuar lart n\u00eb dhom\u00eb dhe kan\u00eb zbritur vete. mbase pas 10 minutash mesa m\u00eb kujtohet kam shkuar tek ambjentet p\u00ebr kontroll dhe n\u00ebse i nevojitej dicka, i kam par\u00eb q\u00eb po leheshin n\u00eb pishin\u00eb dhe kur i pyeta se nevojitej ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se duan privat\u00ebsi. Jam ngjitur lart t\u00eb recepsioni ku kam par\u00eb pun\u00ebt e tjera dhe rreth or\u00ebs 21.45 kan\u00eb shkuar tek turist\u00ebt rus\u00eb s\u00ebbashku me sanitaren Sara Deliu p\u00ebr tu th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr pak k\u00ebto ambjente do t\u00eb mbylleshin dhe kur kam shkuar atje kam par\u00eb se turist\u00ebt ishin t\u00eb shtrir\u00eb nj\u00ebri t\u00eb shezlong, nj\u00ebri af\u00ebr shezlongut dhe dy t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dysheme af\u00ebr pishin\u00ebs. Jam afruar, kam thirrur sanitaren, u kam folur anglisht, por nuk mora p\u00ebrgjigje. Jam trembur dhe i them sanitares q\u00eb t\u00eb lajm\u00ebroj\u00eb stafin. Kan\u00eb ardhur edhe dy klient\u00eb dhe stafi i hotelit dhe pasi i kan\u00eb par\u00eb kan\u00eb lajm\u00ebruar ambulanc\u00ebn pasi mendonim mos u kishte r\u00ebn\u00eb t\u00eb fik\u00ebt. M\u00eb pas ka ardhur ambulanca sebashku me mjekun dhe m\u00ebsuam se kat\u00ebr turist\u00ebt rus\u00eb kishin vdekur.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Cfar\u00eb kontakti keni patur me turist\u00ebt rus\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve?<\/strong>
Si p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr pun\u00ebn e marr pun\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 15.00 dhe e l\u00eb n\u00eb or\u00ebn 23.00 dhe me k\u00ebta shtetas kan\u00eb patur vet\u00ebm kontakt p\u00ebr ambjentet e SPA dhe kur kalonin t\u00eb recepsioni m\u00eb p\u00ebrshendesnin.
Pyetje: Dit\u00ebn e djeshme ju deklaroni se kan\u00eb patur nj\u00eb udh\u00ebtim mund t\u00eb na thoni se ku kan\u00eb shkuar?<\/strong>
Kan\u00eb porositur m\u00ebngjes p\u00ebr ta marr\u00eb me vete n\u00eb or\u00ebn 06.30 dhe me sa kuptova do t\u00eb shkonin n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Turist\u00ebt rus\u00eb kur kan\u00eb ardhur n\u00eb Hotelin Gloria Palace?<\/strong>
K\u00ebta shtetas kan\u00eb ardhur dit\u00ebn e diel\u00eb ku do t\u00eb rrinin nj\u00eb jav\u00eb, por un\u00eb i kam njohur t\u00eb enjten mbasdite, pasi dit\u00ebt e tjera nuk kam qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Ndri\u00e7im Halilaga, i dat\u00eblindjes 1962 \u2013<\/strong> n\u00eb muajin maj t\u00eb vitit 2021 un\u00eb kam filluar pun\u00eb tek Gloria Palace n\u00eb Qerret Golem Kavaj\u00eb, me administrator Ervin Dulla. Aty kryej pun\u00eb si pun\u00ebtor mir\u00ebmbajtje tek Hoteli dhe b\u00ebj pastrimin e pishin\u00ebs, posht\u00eb tek SPA, \u00e7di dit\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes. Pastrimin e b\u00ebj me pomp\u00eb dhe me fshes\u00eb duke hequr pisll\u00ebqet n\u00eb pishin\u00eb. Pasi mbaroj pastrimin un\u00eb i b\u00ebj lavazh filtrave t\u00eb pishin\u00ebs. Ndez pompat dhe i hedh nj\u00eb got\u00eb uji me klor tek kanali i shkarkimit t\u00eb pishin\u00ebs. Pishina ka kapacitet 60 ton uj\u00eb. M\u00eb dat\u00eb 15.10.2021 un\u00eb si \u00e7do dit\u00eb kam b\u00ebr\u00eb pastrimin e pishin\u00ebs tek SPA. Pastrimin e kam b\u00ebr\u00eb rreth or\u00ebs 08:00 apo ora 08:30 dhe tek kanali kullues kam hedhur nj\u00eb got\u00eb uji me klor dhe pastaj jam marr\u00eb me pun\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb hotel. Pun\u00ebn e filloj \u00e7do dit\u00eb n\u00eb or\u00ebn 07:00 dhe e lej n\u00eb or\u00ebn 15:30 apo 16:00 si t\u00eb kem pun\u00eb. Me dat\u00eb 15.10.2021 un\u00eb jam larguar nga puna n\u00eb or\u00ebn 16:00.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje:A mund t\u00eb m\u00eb thuash se \u00e7far\u00eb profesioni keni?<\/strong>
P\u00ebrgjigje:<\/strong> Un\u00eb nuk kam profesion, jam pun\u00ebtor.Pun\u00ebn p\u00ebr pastrimin e pishin\u00ebs ma ka m\u00ebsuar puntori q\u00eb ishte para meje dhe si\u00e7 m\u00eb ka rekomanduar ai un\u00eb kam vepruar p\u00ebr pastrimin dhe mir\u00ebmbajtjen e pishin\u00ebs.
Pyetje: Perv\u00eb\u00e7 klorit a hedh solucion tjet\u00ebr n\u00eb Pishin, n\u00ebse po \u00e7far\u00eb solucioni?<\/strong>
P\u00ebrgjigje:<\/strong> Jo, p\u00ebrve\u00e7 klorit nuk hedh asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: A mund t\u00eb m\u00eb thuash se si e kontrollon cil\u00ebsin\u00eb e ujit n\u00eb pishin\u00eb?<\/strong>
P\u00ebrgjigje:<\/strong> Un\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ujit n\u00eb pishin\u00eb e kontrolloj n\u00ebp\u00ebrmjet shiringave, tre cop\u00eb i mbush me uj\u00eb t\u00eb pishin\u00ebs dhe me sy shikoj ngjyr\u00ebn, n\u00eb rast se ngjyra e ujit \u00ebsht\u00eb e zbeht\u00eb uji ka filluar me thyer ngjyr\u00ebn dhe n\u00eb k\u00ebto raste un\u00eb i b\u00ebj sa m\u00eb shpesh lavazh filtrave t\u00eb ujit t\u00eb pishin\u00ebs. Lavazhin e b\u00ebj n\u00ebp\u00ebrmjet levave t\u00eb veta q\u00eb kan\u00eb filtrat, pra me an\u00eb t\u00eb tyre b\u00ebhet qarkullimi i ujit n\u00eb pishin\u00eb dhe uji b\u00ebhet m\u00eb i past\u00ebr dhe filtrat pastrohen. Lavazhin n\u00eb ver\u00eb e b\u00ebja pothuajse p\u00ebrdit\u00eb. Tani e b\u00ebj nj\u00ebher\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb. Dua t\u00eb deklaroj se me dat\u00eb 15.10.2021 un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb lavazhin e filtrave t\u00eb pishin\u00ebs. Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb lavazhit nuk p\u00ebrdoret ndonj\u00eb solucion, pasi nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme, lavazhi b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qarkulluar uji q\u00eb t\u00eb pastrohen filtrat. Dua t\u00eb deklaroj se n\u00eb pishin\u00eb un\u00eb hedh vet\u00ebm klor, nj\u00eb got\u00eb me klor. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit un\u00eb nj\u00eb got\u00eb me klor e kam hedhur dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb m\u00eb dat\u00eb 11.10.2021 dhe dit\u00ebn e premte m\u00eb dat\u00eb 15.10.2021.
Pyetje: Po dezinfektim p\u00ebr covidin a ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb hotel, n\u00ebse po kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, kush e ka b\u00ebr\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb preparati \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb?<\/strong>
P\u00ebrgjigje:<\/strong> N\u00eb lidhje me pyetjen sqaroj se un\u00eb nuk b\u00ebj dezinfektim p\u00ebr covid, nuk di gj\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb apo jo, un\u00eb nuk kam detyr\u00eb ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kam dijeni n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb apo jo dezinfektimi p\u00ebr Covid n\u00eb Hotel.\/BW<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
KAVAJ\u00cb- Zbardhen d\u00ebshmite e punonj\u00ebsve t\u00eb hotel \u201cGloria Palace\u201d, n\u00eb Qerret, ku u gjet\u00ebn t\u00eb pajet\u00eb kat\u00ebr turist\u00ebt rus\u00eb familjar\u00ebt Sergey Burenkov, 60 vje\u00e7, dhe bashk\u00ebshortja Natalya Burenkova, 58 vje\u00e7, s\u00eb bashku me vajz\u00ebn e tyre, Ekaterina, 31 vje\u00e7, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov. N\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb, zbardhen t\u00eb plota d\u00ebshmit\u00eb e punonj\u00ebsve […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jnews-multi-image_gallery":[],"jnews_single_post":[],"jnews_primary_category":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29795","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29795"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29799,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29795\/revisions\/29799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}