{"id":37401,"date":"2026-06-01T14:47:15","date_gmt":"2026-06-01T13:47:15","guid":{"rendered":"https:\/\/kohanews.al\/?p=37401"},"modified":"2026-06-01T14:47:15","modified_gmt":"2026-06-01T13:47:15","slug":"tirana-po-kthehet-ne-nje-ishull-nxehtesie-studiuesit-ngrene-alarmin-betoni-po","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kohanews.al\/?p=37401","title":{"rendered":"Tirana po kthehet n\u00eb nj\u00eb \u201cishull nxeht\u00ebsie\u201d, Studiuesit ngren\u00eb alarmin: betoni po.."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga qendra e Tiran\u00ebs deri n\u00eb periferit\u00eb dikur t\u00eb fresk\u00ebta, temperaturat po rriten gradualisht n\u00eb nj\u00eb trajektore t\u00eb re urbane q\u00eb studiuesit e lidhin me betonizimin, densifikimin e nd\u00ebrtimeve dhe reduktimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studimi i fundit q\u00eb mban autor\u00ebsin\u00eb e tre studiuesve nga universiteti Polis del n\u00eb p\u00ebrfundimin se Tirana po zhvillon b\u00ebrthama t\u00eb reja mbinxehjeje jasht\u00eb qendr\u00ebs tradicionale t\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa modeli aktual i urbanizimit po ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mikroklim\u00ebn, konsumin energjetik dhe cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs urbane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Matjet e kryera gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2025 nga studiuesit Besnik Aliaj, Klodjan Xhexhi dhe Blerim Nika, tregojn\u00eb se zona q\u00eb deri pak vite m\u00eb par\u00eb konsideroheshin periferike dhe relativisht m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta, si Paskuqani apo Qyteti Studenti, po fitojn\u00eb karakteristika termike t\u00eb ngjashme me qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb prej vitesh po rritet me ritme t\u00eb shpejta vertikalisht dhe horizontalisht, studiuesit argumentojn\u00eb se transformimi urban nuk po ndryshon vet\u00ebm peizazhin, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi ai merr frym\u00eb dhe se jan\u00eb shtuar zonat e nxehta, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shkencore njihen si fenomeni i \u2018Ishujve urban\u00eb t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rezultatet e studimit tregojn\u00eb se qendra urbane e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nxeht\u00eb, m\u00eb e that\u00eb dhe m\u00eb e ndotur se periferit\u00eb, nd\u00ebrsa zonat me densitet t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrtimi dhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb asfaltuara krijojn\u00eb kushte q\u00eb favorizojn\u00eb akumulimin dhe shp\u00ebrndarjen e nxeht\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d dhe zon\u00ebn e Qytetit Studenti temperaturat mesatare t\u00eb regjistruara gjat\u00eb monitorimit arrit\u00ebn mbi 32 grad\u00eb Celsius, nd\u00ebrsa n\u00eb zona m\u00eb periferike si Sauku dhe Shkoza ato rezultuan rreth 30-31 grad\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrputhja me hart\u00ebn termike t\u00eb Tiran\u00ebs e konfirmon k\u00ebt\u00eb model: zonat me dend\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrtimi dhe sip\u00ebrfaqe betoni apo asfalti shfaqen me ngjyra t\u00eb kuqe dhe portokalli, duke treguar temperatura m\u00eb t\u00eb larta, nd\u00ebrsa periferit\u00eb m\u00eb t\u00eb gjelbra dhe zonat pran\u00eb liqeneve paraqiten me nuanca jeshile, q\u00eb tregojn\u00eb temperatura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta,\u201d thuhet n\u00eb studim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, matjet n\u00eb terren treguan diferenca temperaturash prej rreth 2\u00b0C mes zonave urbane dhe suburbane, si edhe zhvillimin e ishujve t\u00eb rinj t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb n\u00eb Paskuqan dhe Qytetin Studenti, krahas atyre q\u00eb konsiderohen si \u2018ishuj nxeht\u00ebsie\u2019 t\u00eb konsoliduar tashm\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e qytetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Paralajm\u00ebrimet p\u00ebr mbinxehjen urbane t\u00eb Tiran\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy studime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb referuar nga autor\u00ebt e studimit t\u00eb fundit tregojn\u00eb se zonat urbane t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb deri n\u00eb 5 grad\u00eb celcius se zonat rurale p\u00ebrreth.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Drejt pragut kritik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza historike e temperaturave tregon se Tirana ka kaluar nga nj\u00eb temperatur\u00eb mesatare vjetore prej rreth 14.46 grad\u00ebsh Celsius n\u00eb vitin 1990 n\u00eb rreth 15.4-15.5 grad\u00eb n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr studiuesit, kjo rritje nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm nga ndryshimet klimatike globale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Urbanizimi i shpejt\u00eb dhe i madh i Tiran\u00ebs po kthen qytetin n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb pamat\u00eb betoni duke kontribuar si nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb rritjes s\u00eb temperaturave klimaterike, rritje q\u00eb ka pasoja t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdretja n\u00eb sh\u00ebndetin dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Klodjan Xhexhi, nj\u00eb prej autor\u00ebve t\u00eb studimit, thot\u00eb se Tirana po kalon nj\u00eb transformim t\u00eb qart\u00eb mikroklimatik q\u00eb nuk lidhet vet\u00ebm me ndryshimet globale t\u00eb klim\u00ebs, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb zhvilluar qyteti dhe se pasojat e k\u00ebtij transformimi nuk lidhen vet\u00ebm me rritjen e temperaturave, por edhe me sh\u00ebndetin publik, konsumin energjetik dhe cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cStudimi yn\u00eb evidenton qart\u00eb se Tirana tashm\u00eb po zhvillon nj\u00eb gradient t\u00eb duksh\u00ebm termik, ku qendra dhe zonat me intensitet t\u00eb lart\u00eb urbanizimi paraqiten m\u00eb t\u00eb nxehta se periferia,\u201d tha Xhexhi p\u00ebr BIRN, duke shtuar se \u201ck\u00ebto zona po shfaqin karakteristika mikroklimatike gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngjashme me qendr\u00ebn e qytetit, si pasoj\u00eb e densifikimit t\u00eb nd\u00ebrtimeve, rritjes s\u00eb trafikut dhe reduktimit t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Xhexhi vler\u00ebson se Tirana e ka tejkaluar plot\u00ebsisht kapacitetin e saj klimatik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb thosha se qyteti po afrohet drejt nj\u00eb pragu kritik, ku n\u00ebse zhvillimi urban nuk shoq\u00ebrohet me masa klimatike dhe planifikim m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, efekti i nxeht\u00ebsis\u00eb urbane do t\u00eb intensifikohet ndjesh\u00ebm n\u00eb vitet e ardhshme, me pasoja p\u00ebr sh\u00ebndetin publik, konsumin energjetik dhe cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studime paralele t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2019 nga Banka Bot\u00ebrore dhe dy profesor\u00eb t\u00eb universitetit Epoka tregonin nj\u00eb diferenc\u00eb mesatare nga 4.5 grad\u00eb Celsius deri n\u00eb 5 grad\u00eb nga qendra n\u00eb periferi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Matjet e reja tregojn\u00eb se kjo diferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb ngushtuar n\u00eb 2 grad\u00eb, duke sugjeruar se periferit\u00eb po marrin gradualisht karakteristika termike t\u00eb ngjashme me qendr\u00ebn urbane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo vjen pasi po shtohen sip\u00ebrfaqe q\u00eb funksionojn\u00eb si \u201cmagnet\u00eb\u201d t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb, si asfalti, betoni, gur\u00ebt natyror\u00eb dhe fasadat me ngjyra t\u00eb err\u00ebta, t\u00eb cilat absorbojn\u00eb energjin\u00eb diellore gjat\u00eb dit\u00ebs dhe e l\u00ebshojn\u00eb at\u00eb ngadal\u00eb gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb mbr\u00ebmjes, duke mbajtur temperaturat e qytetit m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr periudha m\u00eb t\u00eb gjata.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qendra e Tiran\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht zona e sheshit Sk\u00ebnderbej, konsiderohet nj\u00eb nga hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj efektit t\u00eb mbinxehjes urbane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrdorimi i materialeve si gur\u00ebt natyror\u00eb dhe mermeri favorizon absorbimin e nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme t\u00eb rrezatimit diellor dhe rishp\u00ebrndarjen graduale t\u00eb tij gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb vona,\u201d shpjegon Xhexhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, mungesa e hijezimit natyror dhe dominimi i sip\u00ebrfaqeve t\u00eb forta minerale e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb krijimin e k\u00ebtyre zonave t\u00eb nxehta ndikojn\u00eb nd\u00ebrtimet e larta dhe ritmi i shpejt\u00eb i zhvillimit urban duke reduktuar ventilimin natyror dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e hap\u00ebsirat e lira me sip\u00ebrfaqe t\u00eb pap\u00ebrshkueshme dhe p\u00ebrdorimi i materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb thithin nxeht\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, politikat urbane dhe lejet e nd\u00ebrtimit kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pasi m\u00ebnyra se si lejohet densifikimi urban, ruajtja e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra, raporti nd\u00ebrtes\u00eb\u2013hap\u00ebsir\u00eb publike dhe kriteret p\u00ebr performanc\u00eb klimatike ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mikroklim\u00ebn e qytetit,\u201d vler\u00ebson Xhexhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN mbi politikat konkrete apo masat q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar efektet e \u201cIshujve urban\u00eb t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dokumentet strategjike t\u00eb qeveris\u00eb pranohet se urbanizimi dhe trafiku po rrisin presionin klimatik mbi qytetet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Gjelb\u00ebrimi mund ta shp\u00ebtoj\u00eb qytetin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tirana rrezikon t\u00eb b\u00ebhet gradualisht nj\u00eb qytet gjithnj\u00eb e m\u00eb i nxeht\u00eb, m\u00eb pak i ventiluar dhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u jetuar gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs, n\u00ebse do t\u00eb vijohet me ritmin e nd\u00ebrtimeve pa kriter dhe pa zbatuar politike urbane q\u00eb do t\u00eb minimizojn\u00eb efektet klimatike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Klodjan Xhexhin, trajektorja klimatike e Tiran\u00ebs mund t\u00eb korrigjohet, por kjo k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje t\u00eb hershme dhe politika urbane t\u00eb orientuara qart\u00eb drejt rezilienc\u00ebs klimatike dhe zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb konteskt, ai sugjeron si t\u00eb domosdoshme rritjen e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes parqeve dhe mbjelljes s\u00eb pem\u00ebve, por edhe p\u00ebrmes krijimit t\u00eb korridoreve t\u00eb gjelbra q\u00eb ndihmojn\u00eb ventilimin natyror t\u00eb qytetit, dhe n\u00eb nj\u00eb gjelb\u00ebrim vertikal t\u00eb fasadave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb shtimi i sip\u00ebrfaqeve ujore apo baseneve ujore n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb qytetit, t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb n\u00eb uljen e temperaturave lokale p\u00ebrmes efektit ftoh\u00ebs t\u00eb avullimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb mikroklim\u00ebs urbane,\u201d shton Xhexhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshimi n\u00eb standardet e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mas\u00eb q\u00eb mund t\u00eb korigjoj\u00eb situat\u00ebn, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb konteskt Xhexhi sugjeron p\u00ebrdorimin e materiale me albedo m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat reflektojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb rrezatim diellor dhe reduktojn\u00eb akumulimin e nxeht\u00ebsis\u00eb n\u00eb qytet, integrimin e fasadave ujore dhe krijimin e blloqeve rezidenciale me oborre t\u00eb brendshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, reduktimi i trafikut dhe zvog\u00eblimi gradual i p\u00ebrdorimit t\u00eb automjeteve me motor me djegie t\u00eb brendshme mbetet nj\u00eb mas\u00eb ky\u00e7e.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPasi ato jo vet\u00ebm ndikojn\u00eb n\u00eb ndotjen e ajrit, por kontribuojn\u00eb edhe n\u00eb gjenerimin e nxeht\u00ebsis\u00eb shtes\u00eb urbane,\u201d p\u00ebrfundon ai.\/reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga qendra e Tiran\u00ebs deri n\u00eb periferit\u00eb dikur t\u00eb fresk\u00ebta, temperaturat po rriten gradualisht n\u00eb nj\u00eb trajektore t\u00eb re urbane q\u00eb studiuesit e lidhin me betonizimin, densifikimin e nd\u00ebrtimeve dhe reduktimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra. Studimi i fundit q\u00eb mban autor\u00ebsin\u00eb e tre studiuesve nga universiteti Polis del n\u00eb p\u00ebrfundimin se Tirana po zhvillon b\u00ebrthama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37402,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jnews-multi-image_gallery":[],"jnews_single_post":{"format":"standard"},"jnews_primary_category":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37401","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37401"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37401\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37403,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37401\/revisions\/37403"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37402"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}