{"id":37477,"date":"2026-06-05T16:44:53","date_gmt":"2026-06-05T15:44:53","guid":{"rendered":"https:\/\/kohanews.al\/?p=37477"},"modified":"2026-06-05T16:44:54","modified_gmt":"2026-06-05T15:44:54","slug":"protestat-masive-per-zvernecin-reagon-elisa-spiropali-pushteti-eshte-bere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kohanews.al\/?p=37477","title":{"rendered":"Protestat masive p\u00ebr Zv\u00ebrnecin\/ reagon Elisa Spiropali: Pushteti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb Marr\u00ebveshje e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb (nga Elisa Sporopali)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha f\u00ebmij\u00eb kur nga p\u00ebshp\u00ebrimat e familjar\u00ebve dhe ecejaket e farefisit mora vesh se n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej di\u00e7ka e pabesueshme, por e v\u00ebrtet\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb von\u00eb kuptova se di\u00e7kaja e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb deri at\u00eb dit\u00eb nuk mund as t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrohej, ishte nj\u00eb fakt kok\u00ebfort\u00eb, nj\u00eb realitet i preksh\u00ebm, nj\u00eb &#8220;herezi&#8221; q\u00eb askujt nuk i lejohej ta shihte as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: ishte nj\u00eb protest\u00eb spontane dhe e heshtur e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs kund\u00ebr regjimit diktatorial t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Protestat e zhurmshme dhe krijuese t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, krahasuar me protest\u00ebn e heshtur t\u00eb at\u00ebhershme, nuk jan\u00eb lapsus psikologjik, nuk jan\u00eb d\u00e9j\u00e0 vu, nuk jan\u00eb lajthitje cerebrale. Jan\u00eb fakte sa t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb ngjashme, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn dhe rrethanat e tyre, kan\u00eb secila r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe efektet e veta, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsimet respektive, dhe, si t\u00eb tilla, duhen shqyrtuar me seriozitetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">What&#8217;s done cannot be undone. \u00c7&#8217;u b\u00eb, nuk mund t\u00eb \u00e7&#8217;b\u00ebhet, thot\u00eb Lady Makbeth n\u00eb sken\u00ebn somnambul tek ec\u00ebn n\u00eb gjum\u00eb me qiri n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb kollaj protestave t\u00eb sotme t&#8217;u sillesh rrotull me llafe boshe, me konspiracione dhe ham\u00ebndje shterpe: Cilin krim kreu Lady Makbethi, pse i iku gjumi, pse ngrihej nat\u00ebn somnambul, pse mbante qiri n\u00eb dor\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Makbethat vras\u00ebs dhe Hamletat dyshues kan\u00eb dal\u00eb hapur dhe kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb, tani q\u00eb vrasja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, gjaku \u00ebsht\u00eb derdhur, nd\u00ebrgjegjet jan\u00eb tronditur, gjumi \u00ebsht\u00eb prishur, \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr? Jo di\u00e7ka dosido. Di\u00e7ka shekspiriane. Di\u00e7ka e q\u00ebndrueshme. Di\u00e7ka q\u00eb po u b\u00eb, nuk zhb\u00ebhet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr fat, kjo pyetje ka p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7ka duhet b\u00ebr\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do epok\u00eb ka pyetjen e vet themelore. P\u00ebr shum\u00eb vite pyetja e Shqip\u00ebris\u00eb ishte si t\u00eb nd\u00ebrtonte shtetin. Sot pyetja \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Si ta b\u00ebj\u00eb shtetin m\u00eb t\u00eb madh se pushteti dhe Institucionin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ai q\u00eb e ushtron pushtetin. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon nevoja p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj ku sfida m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nd\u00ebrtimi i pushtetit. Pushteti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Institucionet ekzistojn\u00eb. Administrata ekziston. Ligjet ekzistojn\u00eb. Ekonomia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se dikur. Demokracia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e konsoliduar se n\u00eb vitet e para t\u00eb tranzicionit. Shqip\u00ebria e ka rritur reputacionin e saj n\u00eb bot\u00eb dhe duhet ta mbroj\u00eb me \u00e7do kusht emrin e saj. Sfida e koh\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb aft\u00ebsia e pushetit p\u00ebr t\u00eb vendosur kufij brenda vetvetes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se tridhjet\u00eb vjet Shqip\u00ebria ka jetuar me ankthin e munges\u00ebs. Mungonin institucionet. Mungonin rrug\u00ebt. Mungonin investimet. Mungonte siguria. Mungonte shteti. Breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb u rrit\u00ebn me bindjen se problemi kryesor i vendit ishte, n\u00eb mos mungesa e shtetit, dob\u00ebsia e shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po p\u00ebrballemi me nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb ndodh kur pushteti b\u00ebhet m\u00eb i fort\u00eb se mekanizmat e po atij shteti q\u00eb duhet ta kontrollojn\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodh kur problemet e administrat\u00ebs shtohen m\u00eb shpejt se llogaridh\u00ebnia. \u00c7far\u00eb ndodh kur stabiliteti fillon t\u00eb ngat\u00ebrrohet me shkaqe dhe pasoja pa lidhje, t\u00eb pa adresuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re me vetveten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb marr\u00ebveshje ku forca e shtetit t\u00eb mos matet vet\u00ebm nga ajo q\u00eb nd\u00ebrton, por edhe nga pak\u00ebsimi i aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar, ose ajo q\u00eb me vetdij\u00eb pranon t\u00eb mos kontrolloj\u00eb. Nj\u00eb marr\u00ebveshje ku institucionet q\u00eb mbik\u00ebqyrin pushtetin t\u00eb jen\u00eb po aq, dhe m\u00eb t\u00eb afta se vet\u00eb pushteti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb marr\u00ebveshje ku parlamenti t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm vendi ku miratohen vendime, por vendi ku d\u00ebgjohet shoq\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb marr\u00ebveshje ku republika parlamentare t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb gjitha funksionet e saj p\u00ebrfaq\u00ebsuese, kontrolluese dhe monitoruese, sepse demokracia dob\u00ebsohet sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb pushtet rritet m\u00eb shpejt se kontrolli mbi t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje q\u00ebndron nj\u00eb ide e thjesht\u00eb. Askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ligjin. T\u00eb tre pushtetet duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb brenda kufijve t\u00eb tyre kushtetues. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb hetoj\u00eb dhe gjykoj\u00eb. Parlamenti duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb kontrolloj\u00eb. Qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u00eb qeveris\u00eb. Por asnj\u00ebri nuk duhet t\u00eb marr\u00eb pushtetin e tjetrit. Sepse aty fillon deformimi i shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk matet vet\u00ebm nga qeveria q\u00eb ka. Matet edhe nga opozita q\u00eb prodhon. Opozita nuk \u00ebsht\u00eb aksident i sistemit. Nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin. Nuk \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr stabilitetin. Opozita \u00ebsht\u00eb shqisa q\u00eb paralajm\u00ebron kur pushteti humbet kontaktin me realitetin. Shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb humbin opozitarizmin nuk humbin vet\u00ebm debatin. Humbin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar vetveten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb gar\u00eb, dhe jo p\u00ebr m\u00eb pak. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb ri zgjedhor q\u00eb prodhon p\u00ebrfaq\u00ebsim real dhe jo vet\u00ebm riprodhim t\u00eb elitave ekzistuese. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje ku qytetari t\u00eb ndjej\u00eb se vota e tij ndryshon ekuilibrat, dhe jo vet\u00ebm statistikat. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb politike ku rotacioni nuk shihet si katastrof\u00eb dhe fitorja nuk shihet si pron\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb liria e medias. Sepse nuk ka demokraci t\u00eb fort\u00eb me media t\u00eb pabesueshme. Nuk ka qytetar t\u00eb lir\u00eb pa informacion t\u00eb lir\u00eb. Nuk ka kontroll mbi pushtetin kur informacioni b\u00ebhet i varur nga pushteti ose dezinformimi. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike ku gazetari t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr leje p\u00ebr t\u00eb pyetur dhe ku media t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr favore p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebnia mes ekonomis\u00eb dhe politik\u00ebs. Vitet e ardhshme nuk do t\u00eb fitohen nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb asete. Do t\u00eb fitohen nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb dije. Nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb teknologji. Nga ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb ide. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb mbetet nj\u00eb vend ku af\u00ebrsia me pushtetin vlen m\u00eb shum\u00eb se aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar vler\u00eb. Nj\u00eb ekonomi moderne fillon n\u00eb momentin kur fiton ai q\u00eb prodhon m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb lir\u00eb, dhe jo ai q\u00eb favorizohet nga pushteti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me brezin e ri. Shqip\u00ebria nuk ka m\u00eb luksin t\u00eb humbas\u00eb njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb aft\u00eb. Gara, merita, mund\u00ebsia, dhe jo kontrolli, jan\u00eb thelbi i ndryshimit. \u00c7do i ri q\u00eb largohet nuk merr me vete vet\u00ebm nj\u00eb vend pune. Merr me vete energji, dije, kreativitet dhe t\u00eb ardhme. Vendi ka nevoj\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb kushte q\u00eb mendja, puna dhe talenti t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb se lidhja, nd\u00ebrhyrja, inventarizimi apo privilegji.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po aq vendimtare \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve publike. Arsimi nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb trajtohet si sektor administrativ. Ai \u00ebsht\u00eb fabrika ku prodhohet e ardhmja e vendit. Ai \u00ebsht\u00eb thelbi i gjith\u00e7kaje q\u00eb na rrethon, n\u00eb t\u00eb tashmen dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sh\u00ebndet\u00ebsia nuk mund t\u00eb matet vet\u00ebm me shifrat e investimeve, godina, mjete etj. Ajo matet me sigurin\u00eb q\u00eb ndien qytetari kur ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Nj\u00eb shtet modern nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me lla\u00e7 e tulla. Nd\u00ebrtohet me dije, sh\u00ebndet, besim dhe dinjitet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon edhe beteja kund\u00ebr korrupsionit. Jo vet\u00ebm n\u00eb sallat e gjyqeve. Jo vet\u00ebm n\u00eb dosjet hetimore. Por n\u00eb kultur\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shtetit. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb bindja e ngulitur se rregulli mund t\u00eb anashkalohet pa pasoja. Se ligji mund t\u00eb negociohet. Se pushteti mund t\u00eb p\u00ebrdoret si privilegj. Se abuzimi mund t\u00eb normalizohet dhe t\u00eb glorifikohet. Lufta kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb betej\u00eb morale p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si e kuptojm\u00eb shtetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment ku nuk i duhet t\u00eb provoj\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara. K\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar. Ka nevoj\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se di t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb funksionon edhe kur pushteti ndryshon, edhe kur interesat p\u00ebrplasen, edhe kur askush nuk e v\u00ebren.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb vend nuk b\u00ebhet europian kur bind t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb europian \u00ebsht\u00eb. B\u00ebhet europian kur qytetar\u00ebt e tij ndihen t\u00eb mbrojtur nga e drejta, t\u00eb respektuar nga shteti, t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre pa k\u00ebrkuar leje nga askush.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja e re t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria duhet ta realizoj\u00eb brenda vetes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb Marr\u00ebveshje e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb (nga Elisa Sporopali) Isha f\u00ebmij\u00eb kur nga p\u00ebshp\u00ebrimat e familjar\u00ebve dhe ecejaket e farefisit mora vesh se n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej di\u00e7ka e pabesueshme, por e v\u00ebrtet\u00eb kishte ndodhur. M\u00eb von\u00eb kuptova se di\u00e7kaja e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb deri at\u00eb dit\u00eb nuk mund as t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrohej, ishte nj\u00eb fakt kok\u00ebfort\u00eb, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37478,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jnews-multi-image_gallery":[],"jnews_single_post":{"format":"standard"},"jnews_primary_category":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37477","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37477"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37477\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37479,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37477\/revisions\/37479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}