{"id":38569,"date":"2026-07-30T08:42:20","date_gmt":"2026-07-30T07:42:20","guid":{"rendered":"https:\/\/kohanews.al\/?p=38569"},"modified":"2026-07-30T08:42:20","modified_gmt":"2026-07-30T07:42:20","slug":"bombolat-e-gazit-rrezik-potencial-ne-banesa-murataj-mos-i-mbushni-ne-pika-karburanti-kontrolloni-rrjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kohanews.al\/?p=38569","title":{"rendered":"Bombolat e gazit, rrezik potencial n\u00eb banesa\/ Murataj: Mos i mbushni n\u00eb pika karburanti, kontrolloni rrjedhjet"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shkaktuara nga zjarret dhe shp\u00ebrthimet n\u00eb banesa, p\u00ebrdorimi i bombolave t\u00eb gazit rikthen n\u00eb v\u00ebmendje rrezikun q\u00eb ato paraqesin n\u00ebse nuk mir\u00ebmbahen dhe p\u00ebrdoren si\u00e7 duhet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I ftuar n\u00eb \u201cOra News\u201d, zjarrfik\u00ebsi Jonuz Murataj apeloi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kujdes nga familjet q\u00eb p\u00ebrdorin gaz p\u00ebr gatim, duke theksuar se bombolat duhet t\u00eb mbushen vet\u00ebm n\u00eb pika t\u00eb certifikuara dhe jo n\u00eb pika karburanti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, p\u00ebrdorimi i bombolave t\u00eb pakontrolluara dhe montimi i tyre nga persona t\u00eb patrajnuar mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBombolat duhet t\u00eb mbushen n\u00eb vende t\u00eb certifikuara, jo n\u00ebp\u00ebr pikat e karburanteve. K\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb rrezik potencial, sepse jan\u00eb t\u00eb pakontrolluara\u201d, u shpreh Murataj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai paralajm\u00ebroi gjithashtu p\u00ebr rrezikun e p\u00ebrdorimit t\u00eb bombolave nj\u00ebp\u00ebrdorimshe, t\u00eb njohura ndryshe si bombolat e kampingut, duke k\u00ebrkuar q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb tregojn\u00eb kujdes edhe me m\u00ebnyr\u00ebn e vendosjes s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni n\u00ebse ndjeni er\u00eb gazi?<br>Murataj k\u00ebshilloi qytetar\u00ebt q\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb dyshimit p\u00ebr rrjedhje gazi, t\u00eb mos p\u00ebrdorin \u00e7akmak\u00eb apo mjete t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb shk\u00ebndij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai sugjeroi kontrollimin e rrjedhjes me uj\u00eb dhe sapun. N\u00ebse krijohen flluska, duhet t\u00eb mbyllet menj\u00ebher\u00eb ventili i bombol\u00ebs dhe t\u00eb ajroset banesa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk do b\u00ebsh asnj\u00eb lloj ndezje, edhe t\u00eb \u00e7el\u00ebsit t\u00eb dritave, sepse ajo krijon shk\u00ebndij\u00eb\u201d, paralajm\u00ebroi zjarrfik\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto raste, sipas tij, duhet t\u00eb njoftohet menj\u00ebher\u00eb sh\u00ebrbimi zjarrfik\u00ebs p\u00ebrmes numrit 112, nd\u00ebrsa familjar\u00ebt duhet t\u00eb largohen nga ambienti, ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb moshuarit apo personat me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zjarrfik\u00ebsi theksoi se rreziku nuk lidhet vet\u00ebm me bombolat e gazit, por edhe me munges\u00ebn e kontrolleve periodike t\u00eb instalimeve elektrike dhe pajisjeve t\u00eb tjera n\u00eb banesa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKontrolli periodik i linjave, i instalimeve elektrike, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. N\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb rrall\u00eb ndodh. \u00cbsht\u00eb neglizhenc\u00eb. Dhe nga neglizhenca vjen pasoja\u201d, tha Murataj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb bombolat t\u00eb mbahen larg burimeve t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb dhe rrezeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb diellit, nd\u00ebrsa montimi i tyre duhet t\u00eb kryhet nga persona t\u00eb trajnuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Murataj u ndal edhe te tragjedia e fundit n\u00eb Shkod\u00ebr, duke theksuar se shkaku p\u00ebrfundimtar i shp\u00ebrthimit duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga grupet e ekspert\u00ebve dhe hetimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund, ai sugjeroi q\u00eb familjet q\u00eb p\u00ebrdorin gaz t\u00eb pajisen me detektor\u00eb p\u00ebr rrjedhjet e gazit dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur, t\u00eb ken\u00eb n\u00eb banes\u00eb edhe fik\u00ebse zjarri, duke marr\u00eb paraprakisht trajnimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas zjarrfik\u00ebsit, n\u00eb rastin e nj\u00eb rrjedhjeje gazi, hapat kryesor\u00eb jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb: mbyllja e ventilit, ajrosja e menj\u00ebhershme e ambientit dhe njoftimi i sh\u00ebrbimit zjarrfik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Jonuz Murataj:<\/strong><em> Dhe n\u00ebp\u00ebr media, edhe n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale. Sepse bomblat e gazit jan\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb p\u00ebrdorim sht\u00ebpiak. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, bomblat duhet t\u00eb mbushen n\u00eb vende t\u00eb \u00e7ertifikuara, jo n\u00ebp\u00ebr pikat e karburanteve. K\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb rrezik potencial p\u00ebr bomblat sepse jan\u00eb t\u00eb pakontrolluara. N\u00eb rast se e mbush n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb li\u00e7ensuar, ata marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Dhe e \u00e7ertifikojn\u00eb at\u00eb bomb\u00ebl. Jan\u00eb apostafat t\u00eb \u00e7ertifikuar p\u00ebr mbushjen e bomblave. Dhe, dua t\u00eb sensibilizoj t\u00eb gjith\u00eb opinionin publik, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e bomblave q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebp\u00ebrdorimshe. Bomblat e kampingut i quajm\u00eb ne. N\u00eb gjuh\u00ebn popullore bomblat e verdha, jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebp\u00ebrdorimshe. Dhe \u00e7do \u00e7ertifikim e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt pajisjen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr ambientet e sht\u00ebpis\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Sepse edhe ne si sh\u00ebrbim zjarrfik\u00ebs, zjarret n\u00eb banesa i kemi tejet t\u00eb v\u00ebshtira. Kudo, zjarret e banes\u00ebs jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Dhe prandaj e b\u00ebj edhe si k\u00ebshill\u00eb, q\u00eb \u00e7do person q\u00eb ndjen rrjedhje gazi ose q\u00eb gatuan me bomb\u00ebl gazi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb rast se ndjen er\u00eb gazi, un\u00eb ju jap nj\u00eb metod\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Mos provoni me \u00e7akmak, me mjete ndez\u00ebse. Provoni thjesht me nj\u00eb sfungjer, me uj\u00eb, me sapun, dhe n\u00eb rast se krijon flluska, at\u00ebher\u00eb ti do mundohesh t\u00eb mbyll\u00ebsh menj\u00ebher\u00eb ventilin e bombl\u00ebs, do b\u00ebsh ajrimin e t\u00eb gjith\u00eb banes\u00ebs, dhe nuk do b\u00ebsh asnj\u00eb lloj ndezje edhe t\u00eb \u00e7el\u00ebsit t\u00eb dritave. Sepse ajo krijon shk\u00ebndij\u00eb. Dhe menj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb njoftohet sh\u00ebrbimi zjarrfik\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u00c7do vones\u00eb, \u00e7do vones\u00eb q\u00eb krijohet p\u00ebr t\u00eb mos njoftuar sh\u00ebrbimin zjarrfik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb fatale. Sepse vet\u00eb n\u00eb ambientet e banes\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb digjen. Jan\u00eb tesha, jan\u00eb tapeta, q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb, edhe tymi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb nga flaka n\u00eb banes\u00eb. Tymrat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nga flaka. Nga djegia e t\u00eb gjithave. Nga asfiksia pra. Dhe n\u00eb rast se do ket\u00eb si f\u00ebmij\u00eb, apo t\u00eb paralizuar apo k\u00ebshtu, duhet t\u00eb b\u00ebhet evakuimi direkt i tyre, po duhet t\u00eb njoftohet sh\u00ebrbimi zjarrfik\u00ebs i pari. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb 112-a, \u00ebsht\u00eb pa pages\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Sepse e v\u00ebshtir\u00ebson m\u00eb tej pun\u00ebn ton\u00eb. Un\u00eb nuk do t&#8217;i quaja gabime, do t&#8217;i quaja neglizhenca. Neglizhenca, nj\u00eb neglizhenc\u00eb. Jo vet\u00ebm te bomblat e gazit. Neglizhenca \u00ebsht\u00eb edhe tek, tek sobat. Pra, kontrolli periodik i linjave, i instalimeve elektrike, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb rrall\u00eb ndodh. \u00cbsht\u00eb neglizhenc\u00eb. Dhe nga neglizhenca vjen pasoja. Dhe k\u00ebto pasoja jan\u00eb fatale. Ose vendosin bomblat e gazit n\u00eb ambiente af\u00ebr temperaturave t\u00eb nxehtit. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, af\u00ebr bombl\u00ebs, ose af\u00ebr sobave t\u00eb gatimit, ose diku jasht\u00eb tek rrezet e diellit. Pra k\u00ebto jan\u00eb gabime q\u00eb jan\u00eb me pasoja. E para, si\u00e7 e thash\u00eb pak m\u00eb lart, bomblat e gazit duhet t\u00eb mbushen n\u00eb pika t\u00eb \u00e7ertifikuara.: Pra, dhe vendosja e tyre, duhet t\u00eb vendoset larg ambienteve q\u00eb kan\u00eb nxeht\u00ebsiQ\u00eb kan\u00eb nxeht\u00ebsi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Pra edhe nga temperaturat e jashtme. Edhe kundrejt diellit. Nuk duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rrezet e diellit. Dhe edhe montimi i tyre duhet t\u00eb b\u00ebhet nga njer\u00ebz t\u00eb trajnuar p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. Edhe vet\u00eb montimi i bombl\u00ebs n\u00eb rast se e mbush n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb \u00e7ertifikuar dhe e vendos aty, n\u00eb rast se do jet\u00eb me tub, do jet\u00eb me ventil, duhet t\u00eb kontrollohen, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kontroll periodik. Mund t\u00eb jap nj\u00eb mendim thash\u00eb, po t\u00eb gjith\u00eb dinamik\u00ebn e asaj vatre zjarri apo atij shp\u00ebrthimi q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shkod\u00ebr do ta nxjerri grupi i ekspert\u00ebve q\u00eb do flas\u00eb me mendim. Mendoj nga t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb d\u00ebgjova, nga \u00e7far\u00eb kam d\u00ebgjuar n\u00ebp\u00ebr media, n\u00eb rast se familja ka qen\u00eb emigrante jasht\u00eb dhe ka ardhur n\u00eb at\u00eb moment aty, kjo bomb\u00ebl gazi p\u00ebr mendimin tim, mund t\u00eb ket\u00eb pasur pak gaz.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Dhe se nuk dua ta p\u00ebrmend edhe p\u00ebr viktim\u00ebn q\u00eb e ka p\u00ebrdorur, ajo ka sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb pasoj\u00eb. P\u00ebr mendimin tim, por jan\u00eb grupet e hetimit q\u00eb do ta nxjerrin konkluzionin, se mund t\u00eb mos jet\u00eb edhe nga ajo. K\u00ebto kan\u00eb ndodhur shum\u00eb rrall\u00eb. Shum\u00eb rrall\u00eb sepse jan\u00eb t\u00eb \u00e7ertifikuara dhe vijn\u00eb t\u00eb gjitha automjetet q\u00eb jan\u00eb me pajisjet p\u00ebr me bombl\u00ebn e gazit. Dhe edhe karburantet jan\u00eb t\u00eb \u00e7ertifikuar p\u00ebr t\u00eb mbushur k\u00ebto lloj bomblash.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Prandaj e thash\u00eb pak m\u00eb lart q\u00eb nuk duhet t\u00eb mbushen bomblat e p\u00ebrdorimit sht\u00ebpiak n\u00ebp\u00ebr pikat e karburanteve. Pyetja \u00ebsht\u00eb me vend. K\u00ebshilla ime do t\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet q\u00eb p\u00ebrdorin gatime me gaz, jan\u00eb detektor\u00eb gazi, q\u00eb detektojn\u00eb rrjedhjen e gazit. Do ishte shum\u00eb efikase ta kishin n\u00eb sht\u00ebpi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Patjet\u00ebr edhe nj\u00eb fik\u00ebse, dhe t\u00eb marrin trajnimin e duhur p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fik\u00ebses. Se p\u00ebrdorimi i fik\u00ebses n\u00eb banesa \u00ebsht\u00eb pak i v\u00ebshtir\u00eb, jo ta p\u00ebrdorin ata t\u00eb gjith\u00eb. Jo nga t\u00eb gjith\u00eb, sepse duhet t\u00eb jesh i trajnuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur fik\u00ebsen e zjarrit. Por po t\u00eb ishte nj\u00eb person i trajnuar dhe ta mbante nuk ka asnj\u00eb problem, sepse problemi i zjarrit \u00ebsht\u00eb vatra fillestare. Dhe n\u00eb k\u00ebto raste, n\u00eb k\u00ebto raste p\u00ebr bomblat e gazit, apeli im \u00ebsht\u00eb mbyllja e ventilit, ajrosja e t\u00eb gjith\u00eb ambientit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shkaktuara nga zjarret dhe shp\u00ebrthimet n\u00eb banesa, p\u00ebrdorimi i bombolave t\u00eb gazit rikthen n\u00eb v\u00ebmendje rrezikun q\u00eb ato paraqesin n\u00ebse nuk mir\u00ebmbahen dhe p\u00ebrdoren si\u00e7 duhet. I ftuar n\u00eb \u201cOra News\u201d, zjarrfik\u00ebsi Jonuz Murataj apeloi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kujdes nga familjet q\u00eb p\u00ebrdorin gaz p\u00ebr gatim, duke theksuar se bombolat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38570,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jnews-multi-image_gallery":[],"jnews_single_post":{"format":"standard"},"jnews_primary_category":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38569","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38569","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38569"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38569\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38571,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38569\/revisions\/38571"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38570"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}