{"id":39578,"date":"2026-09-25T11:02:49","date_gmt":"2026-09-25T10:02:49","guid":{"rendered":"https:\/\/kohanews.al\/?p=39578"},"modified":"2026-09-25T11:02:50","modified_gmt":"2026-09-25T10:02:50","slug":"kthesa-drastike-e-motit-cfare-na-pret-kete-fundjave-parashikimi-nga-sinoptikania-lajda-porja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kohanews.al\/?p=39578","title":{"rendered":"Kthesa drastike e MOTIT, cfar\u00eb na pret k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb. Parashikimi nga sinoptikania Lajda Porja"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb me diell dhe temperatura t\u00eb larta q\u00eb i ngjanin nj\u00eb vere t\u00eb zgjatur, moti ka p\u00ebsuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Reshjet e shiut me intensitet t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruara me shkarkesa elektrike dhe er\u00ebra t\u00eb forta q\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 65 km\/h, kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kryesisht zonat per\u00ebndimore dhe veriper\u00ebndimore t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb raportim p\u00ebr \u201cOra News\u201d sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja b\u00ebri me dije se qytete si Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani jan\u00eb n\u00ebn ndikimin e rrebesheve, nd\u00ebrsa temperaturat maksimale kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie, duke u ndalur n\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 24 grad\u00eb Celsius.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dita e shtun\u00eb pritet t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb pamje krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr, duke u ndjer\u00eb si nj\u00eb dit\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dimri. Edhe pse stuhit\u00eb do t\u00eb zhvendosen drejt jugut dhe reshjet do t\u00eb pak\u00ebsohen ndjesh\u00ebm, era e ftoht\u00eb nga verilindja dhe lag\u00ebshtira e lart\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb i ftohti t\u00eb ndihet deri n\u00eb palc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Porja paralajm\u00ebroi se kjo fundjav\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi me veshje t\u00eb ngrohta, sesa p\u00ebr t\u00eb frekuentuar bregdetin si fundjavat e kaluara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, kjo situat\u00eb e ftoht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht kalimtare. T\u00eb diel\u00ebn, dielli do t\u00eb rikthehet fuqish\u00ebm dhe temperaturat do t\u00eb rriten s\u00ebrish n\u00eb 28 grad\u00eb, nd\u00ebrsa java e re pritet t\u00eb rikthej\u00eb vlerat termike deri n\u00eb 30 grad\u00eb Celsius.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, parashikimet p\u00ebr muajin tetor tregojn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb dinamike klimaterike. P\u00ebr shkak t\u00eb fenomenit El Nino, tetori do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb se normalja, por paralelisht do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb muaj mjaft i lag\u00ebsht. Dit\u00ebt me diell do t\u00eb alternohen shpesh me episode dy-ditore rrebeshesh t\u00eb forta, nj\u00eb lajm mjaft i mir\u00eb ky p\u00ebr pastrimin e ajrit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e nivelit t\u00eb ujit n\u00eb kaskadat e hidrocentraleve veriore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cIshte e parashikuar dhe e pritshme q\u00eb dita e sotme do t\u00eb jet\u00eb me reshje. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkohshme sepse nuk \u00ebsht\u00eb se do zgjasin shum\u00eb dit\u00eb. Do jemi sot me reshje, rrebeshe, shkarkesa elektrike, her\u00eb pas here n\u00eb form\u00eb shtr\u00ebngatash. Kryesisht jan\u00eb nga per\u00ebndimi dhe veriper\u00ebndimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zonat e bregdetit do t\u00eb fillojn\u00eb rreth or\u00ebve t\u00eb mesdit\u00ebs dhe pasdites t\u00eb ken\u00eb edhe stuhi t\u00eb forta ere. Parashikohet nj\u00eb er\u00eb 60 apo 65 km n\u00eb or\u00eb dhe me nj\u00eb dallg\u00ebzim relativisht mjaft t\u00eb lart\u00eb. Megjithat\u00eb, t\u00eb shtun\u00ebn mbeten prezente, por n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb pakta, dhe duke filluar nga e diela do t\u00eb na rikthehet s\u00ebrish dielli. Ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re, n\u00eb fakt pothuajse gjat\u00eb k\u00ebtyre tre-kat\u00ebr dit\u00ebve, kemi patur freskim t\u00eb motit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sidomos n\u00eb m\u00ebngjes, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb ose q\u00eb dalin her\u00ebt p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb veshin nj\u00eb xhaket\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, pasi temperaturat minimale n\u00eb zonat malore kan\u00eb sh\u00ebnuar edhe 4 apo 5 grad\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb e ftoht\u00eb dhe relativisht e fresk\u00ebt n\u00eb bregdet dhe zona e ul\u00ebt, por kan\u00eb qen\u00eb maksimale t\u00eb larta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot nuk presim nj\u00eb maksimum t\u00eb lart\u00eb, sot maksimumi do t\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 23-24 grad\u00eb, nga 28 q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs. Parashikohet q\u00eb e shtuna nes\u00ebr t\u00eb ndihet si nj\u00eb dit\u00eb e ftoht\u00eb dimri, duke qen\u00eb se do jet\u00eb prezente lag\u00ebshtira. Temperaturat do jen\u00eb pak t\u00eb ul\u00ebta, sidomos n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk ka shum\u00eb reshje nes\u00ebr, por do jet\u00eb e fresk\u00ebt dhe relativisht e ftoht\u00eb n\u00eb zonat malore, sado do t\u00eb duket t\u00eb shijosh pran\u00eb nj\u00eb ambienti t\u00eb ngroht\u00eb. Megjithat\u00eb, t\u00eb diel\u00ebn presim p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb motit, do t\u00eb kemi rritje t\u00eb temperaturave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presim t\u00eb diel\u00ebn 28 grad\u00eb dhe java tjet\u00ebr do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb temperatura edhe 30 grad\u00eb n\u00eb fakt. Nuk \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e cila do zgjas\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht e p\u00ebrkohshme dhe kalimtare. Reshjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb territorit dhe p\u00ebrgjat\u00eb ult\u00ebsir\u00ebs per\u00ebndimore. Pra, zonat q\u00eb do ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb jet\u00eb veriper\u00ebndimi: Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, Librazhdi. Do t\u00eb ket\u00eb Kuk\u00ebsi, Peshkopia, dhe zonat e juglindjes, pra Kor\u00e7a, parashikohet t&#8217;i ket\u00eb reshjet sonte gjat\u00eb nat\u00ebs dhe gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb shtun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Parashikohet n\u00eb jug, p\u00ebrve\u00e7 Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb ket\u00eb edhe qarku i Vlor\u00ebs, ku her\u00eb pas here reshjet do t\u00eb jen\u00eb me intensitet. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t&#8217;u alarmuar, q\u00eb do t\u00eb kemi ndonj\u00eb p\u00ebrmbytje masive apo problematike, por do t\u00eb kemi reshje t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb pa diskutim n\u00eb form\u00eb rrebeshi. T\u00eb shtun\u00ebn shum\u00eb pak reshje, t\u00eb diel\u00ebn me diell dhe e gjith\u00eb java tjet\u00ebr sjell jo vet\u00ebm diell, por fillojn\u00eb dhe rriten temperaturat. Kemi s\u00ebrish 28, 29, do jet\u00eb dita e h\u00ebn\u00eb q\u00eb do sh\u00ebnoj\u00eb dhe 30 grad\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb dielli do jet\u00eb prezent, nuk \u00ebsht\u00eb se u largua\u201d, tha Porja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>BISEDA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pra, sot q\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb reshjet dhe nes\u00ebr, dhe m\u00eb pas rikthehet dielli t\u00eb diel\u00ebn. Pra dy dit\u00eb shi na mjaftojn\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb na kan\u00eb munguar p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb sezonit t\u00eb ver\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Lajda Porja:<\/strong> <em>Do t\u00eb thoja q\u00eb jo krejt\u00ebsisht e mjaftueshme, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e pritshme sepse jo vet\u00ebm q\u00eb pastron ajrin nga e gjith\u00eb periudha e gjat\u00eb e that\u00ebsirave, sjell nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim sado t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr korporat\u00ebn energjetike pa diskutim, dhe aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb reshjet jan\u00eb t\u00eb fokusuara edhe n\u00eb zona ku Puka, Kuk\u00ebsi, Peshkopia, ku jan\u00eb edhe kaskadat q\u00eb, duke qen\u00eb se jan\u00eb n\u00eb nivele mjaft kritike&#8230; Megjithat\u00eb, parashikohet n\u00eb fakt Lili q\u00eb tetori t&#8217;i ket\u00eb akoma m\u00eb prezente reshjet, sepse shtatori ishte parashikuar q\u00eb t\u00eb ishte kryesisht si nj\u00eb muaj vere, duke p\u00ebrjashtuar k\u00ebto dy-tre dit\u00ebshin. Por n\u00eb tetor, reshjet do jen\u00eb prezente. Do kemi patjet\u00ebr dit\u00eb me temperatura t\u00eb larta n\u00eb tetor, por do kemi disa episode t\u00eb tilla q\u00eb do sjellin edhe reshje. Nuk \u00ebsht\u00eb se do na mungojn\u00eb reshjet p\u00ebrgjat\u00eb tetorit apo n\u00ebntorit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pra do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tetor m\u00eb i lag\u00ebsht sesa ishte shtatori?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Lajda Porja:<\/strong> <em>Po, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb patjet\u00ebr, sepse tetori i ka temperaturat maksimale jo m\u00eb shum\u00eb se 25, por java e par\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb dhe 27-28. Pra do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket parametrit klimatik t\u00eb temperaturave, kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb El Ninos q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb prezent, por do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lag\u00ebsht sepse reshjet do jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb prezente. Pra do kemi tre-kat\u00ebr dit\u00eb me diell, t\u00eb shk\u00ebputura me dy dit\u00eb me reshje shiu. Tre-kat\u00ebr dit\u00eb me diell, dhe dy dit\u00eb shi. Nuk \u00ebsht\u00eb se do kemi periudha shum\u00eb t\u00eb gjata, dhjet\u00eb ditore apo dymb\u00ebdhjet\u00eb ditore, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm me diell. Pra do t&#8217;i kemi k\u00ebto shk\u00ebputjet me k\u00ebto episode. N\u00eb episodet q\u00eb do ket\u00eb reshje, do ket\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe me intensitet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dhe p\u00ebr t\u00eb sqaruar, Tirana sot do t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs me reshje t\u00eb shiut apo, p\u00ebr t\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Lajda Porja:<\/strong> <em>Tirana n\u00eb fakt t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb or\u00ebn 6 apo 7 t\u00eb pasdites, do ket\u00eb momente ku do ket\u00eb nd\u00ebrprerje, m\u00eb pas do ket\u00eb zhvillime s\u00ebrish. Pra do ket\u00eb reshje her\u00eb pas here, nj\u00eb shi i im\u00ebt por intensiv, dhe her\u00eb pas here dhe rrebeshe. Dhe pritet p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes, pra rreth or\u00ebs 7, 7 e gjysm\u00eb presim q\u00eb t\u00eb kemi edhe nd\u00ebrprerje sepse zhvendosen drejt zonave verilindore reshjet, por mbetet e paq\u00ebndrueshme le t\u00eb themi deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb pasdites. Dhe m\u00eb pas, duke filluar q\u00eb nga mbr\u00ebmja e sotme, edhe nes\u00ebr, presim p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm. Nes\u00ebr Tirana mund t\u00eb ket\u00eb pika shiu, ose mund t\u00eb mos ket\u00eb fare, sepse sistemi zhvendoset drejt zonave jugore. Por do t\u00eb jet\u00eb relativisht ftoht\u00eb, do ndihet n\u00eb Tiran\u00eb, sepse era \u00ebsht\u00eb kryesisht nga verilindja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb er\u00eb mjaft e ftoht\u00eb. Lag\u00ebshtira \u00ebsht\u00eb mjaft e lart\u00eb dhe e shtuna do ndihet m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shijuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ideale apo si\u00e7 kemi frekuentuar bregdetin pothuajse \u00e7do fundjav\u00eb t\u00eb shtatorit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E qart\u00eb. Pra, \u00e7adrat me vete sot, dhe madje mos i hiqni as nes\u00ebr, e madje nes\u00ebr vishni nj\u00eb xhup m\u00eb t\u00eb trash\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilla.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Lajda Porja:<\/strong> <em>Po, po. T\u00eb diel\u00ebn rikthehen temperaturat dhe rrezet e diellit.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb me diell dhe temperatura t\u00eb larta q\u00eb i ngjanin nj\u00eb vere t\u00eb zgjatur, moti ka p\u00ebsuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Reshjet e shiut me intensitet t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruara me shkarkesa elektrike dhe er\u00ebra t\u00eb forta q\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 65 km\/h, kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kryesisht zonat per\u00ebndimore dhe veriper\u00ebndimore t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39579,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jnews-multi-image_gallery":[],"jnews_single_post":{"format":"standard"},"jnews_primary_category":[],"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39578","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39578"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39578\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39580,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39578\/revisions\/39580"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}