{"id":40665,"date":"2026-11-13T10:55:40","date_gmt":"2026-11-13T09:55:40","guid":{"rendered":"https:\/\/kohanews.al\/?p=40665"},"modified":"2026-11-13T10:55:41","modified_gmt":"2026-11-13T09:55:41","slug":"zgjat-mbi-dy-jave-mjekja-ngre-alarmin-per-gripin-e-ketij-sezoni-perhapet-me-shpejtesi-shkakton-simptoma-te-renda-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kohanews.al\/?p=40665","title":{"rendered":"&#8220;Zgjat mbi dy jav\u00eb&#8221; Mjekja ngre alarmin p\u00ebr gripin e k\u00ebtij sezoni: P\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi, shkakton simptoma t\u00eb r\u00ebnda dhe.."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjekja Aurora Dollenberg ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr p\u00ebrhapjen e viruseve gjat\u00eb k\u00ebtij sezoni, duke theksuar se vala e gripit ka nisur m\u00eb her\u00ebt se zakonisht dhe po shoq\u00ebrohet me raste m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe komplikacione. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ajo tha se n\u00eb Gjermani rastet kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, duke mbingarkuar poliklinikat dhe sh\u00ebrbimet ambulatore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Dollenberg, gripi i k\u00ebtij sezoni po prek t\u00eb gjitha grupmoshat, por m\u00eb t\u00eb rrezikuar mbeten f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb moshuarit. Ajo vuri n\u00eb dukje se edhe persona pa s\u00ebmundje shoq\u00ebruese po raportojn\u00eb simptoma m\u00eb t\u00eb forta dhe nj\u00eb koh\u00ebzgjatje t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes, q\u00eb n\u00eb disa raste kalon dy deri n\u00eb tre jav\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjekja u ndal edhe te n\u00ebnvarianti i gripit H1N1, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se po raportohet n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Gjermanin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Sipas saj, ndryshimet gjenetike t\u00eb virusit kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr efektivitetin e vaksin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb fillim t\u00eb vitit, nd\u00ebrsa theksoi se mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e plota p\u00ebr monitorimin e varianteve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dollenberg p\u00ebrshkroi disa nga simptomat q\u00eb po shoq\u00ebrojn\u00eb rastet e k\u00ebtij sezoni, mes tyre dhimbje t\u00eb forta t\u00eb fytit, temperatur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kaloj\u00eb 39 grad\u00eb, dhimbje t\u00eb theksuara muskulare dhe lodhje t\u00eb madhe. Ajo paralajm\u00ebroi se neglizhimi i simptomave mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb gjendjen dhe se n\u00eb disa raste pacient\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb zgjatur n\u00eb regjim shtrati.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjekja b\u00ebri apel q\u00eb personat me simptoma t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb shmangin kontaktet me t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb apo t\u00eb kryejn\u00eb aktivitete sportive gjat\u00eb s\u00ebmundjes. Ajo k\u00ebshilloi gjithashtu pushim, marrje t\u00eb mjaftueshme t\u00eb l\u00ebngjeve dhe kujdes t\u00eb shtuar ndaj sh\u00ebndetit, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb dimrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas saj, virusi p\u00ebrhapet p\u00ebrmes sp\u00ebrklave gjat\u00eb kollitjes dhe teshtitjes, por edhe p\u00ebrmes sip\u00ebrfaqeve t\u00eb kontaminuara, duke favorizuar p\u00ebrhapjen n\u00eb shkolla, kopshte dhe ambiente pune.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Aurora Dolenberg:<\/strong> <em>Mir\u00ebm\u00ebngjesi, mir\u00eb se ju gjeta. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb vala e gripit k\u00ebtu n\u00eb Gjermani ka filluar madje prej m\u00eb pak se dy-tre jav\u00ebsh. Pra kemi nj\u00eb startim t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb sezonit t\u00eb gripit dhe me nj\u00eb rritje nga dita n\u00eb dit\u00eb t\u00eb rasteve me komplikacione. Poliklinikat e ambulancat, pra pjesa ambulatore, \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr e mbingarkuar me pacient\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha grupmoshave. Dominojn\u00eb si gjithmon\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, grupmoshat e moshuara, por patjet\u00ebr edhe t\u00eb rriturit q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb faktor rreziku dhe q\u00eb nuk kan\u00eb s\u00ebmundje shoq\u00ebruese raportojn\u00eb q\u00eb si gripin e k\u00ebtij viti nuk e kan\u00eb p\u00ebrjetuar ndonj\u00ebher\u00eb deri tani. \u00c7udit\u00ebrisht, me e v\u00ebrtet\u00eb gripi zgjat m\u00eb tep\u00ebr se sa at\u00eb q\u00eb e njohim, nj\u00eb jav\u00eb simptoma gripi e njohim, gripi i k\u00ebtij viti zgjat m\u00eb shum\u00eb se sa dy-tre jav\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb agresiv dhe ka filluar m\u00eb&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb vitet e kaluara kemi pasur si sfid\u00eb kryesore gjithmon\u00eb Covid-in, prodhimin e vaksin\u00ebs s\u00eb tij dhe tani kemi arritur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb t\u00eb ecuris\u00eb virologjike q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gripi m\u00eb i rreziksh\u00ebm se t\u00eb gjitha infeksionet e tjera virale, qoft\u00eb Covid-i ose viruset e tjera, sepse e njohim dhe nga e kaluara q\u00eb shp\u00ebrthimet endemike ose dhe epidemike t\u00eb gripit nuk jan\u00eb t\u00eb rralla. E dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb influenca A, B q\u00eb jan\u00eb ato t\u00eb zakonshmet, e kan\u00eb nj\u00eb vaksin\u00eb mbrojt\u00ebse, prandaj ndaj k\u00ebtyre varianteve t\u00eb gripit nuk i kemi si sfid\u00eb. Por, ju e p\u00ebrmend\u00ebt dhe variantin H1N1 i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ato q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb problem momentalisht, jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Gjermani por n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri me rastet qoft\u00eb t\u00eb identifikuara apo dhe rastet e err\u00ebta shifrat e err\u00ebta q\u00eb nuk e dim\u00eb q\u00eb jan\u00eb pozitiv.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Dhe ky variant i ri p\u00ebr fatin e keq i ka b\u00ebr\u00eb surpriza asaj vaksine q\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhuar n\u00eb fillimin e k\u00ebtij viti si parandalim p\u00ebr vjesht\u00ebn dhe p\u00ebr dimrin, ndaj gripi. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb vaksina aktuale q\u00eb po jepet ndaj gripit nuk ka asnj\u00eb efikasitet ndaj varianteve t\u00eb reja t\u00eb H1N1, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb moshuarit, ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrezikuar p\u00ebr t&#8217;u prekur nga nj\u00eb grip i r\u00ebnd\u00eb, ata shnd\u00ebrrohen n\u00eb burim infeksioni dhe p\u00ebrhapin m\u00eb shpejt n\u00eb komunitet.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>N\u00eb Gjermani kemi Institutin e Robert Koch i cili \u00ebsht\u00eb ai radari i infeksioneve q\u00eb i mbledh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb epidemiologjike dhe b\u00ebn k\u00ebrkime shkencore t\u00eb vazhdueshme n\u00eb sa i p\u00ebrket varianteve t\u00eb ndryshme gjenetike t\u00eb k\u00ebtij gripi. N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr fatin e keq ky stadi i k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb popullat\u00eb dhe marrjes s\u00eb mostrave p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka ndryshime gjenetike p\u00ebr fatin e keq nuk \u00ebsht\u00eb i dh\u00ebn\u00eb, prandaj jemi t\u00eb detyruar si Shqip\u00ebri t\u00eb marrim. Pik\u00ebrisht, pra mblidhen vet\u00ebm statistika por nuk kemi t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb b\u00ebhen dhe k\u00ebrkime p\u00ebr variantet e reja gjenetike. Prandaj mund t\u00eb themi q\u00eb si kudo, pjesa tjet\u00ebr e Europ\u00ebs madje dhe Amerika e ka raportuar para disa jav\u00ebsh q\u00eb edhe aty varianti H1N1 ka b\u00ebr\u00eb probleme, qoft\u00eb me m\u00eb tep\u00ebr komplikacione, me ecuri m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ecuri t\u00eb gripit po shohim dhe k\u00ebtu n\u00eb Europ\u00eb. Frankenshtajni \u00ebsht\u00eb i njohur i ngjalluri nga t\u00eb vdekurit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb po b\u00ebn dhe ky virusi i gripit i cili faktikisht pa bujt\u00ebsin e tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb trupi i njeriut nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb. Prandaj n\u00eb momentin q\u00eb ky virus dhe materiali i tij gjenetik zakonisht i zharavitur futet n\u00eb qelizat e organizmit njer\u00ebzor, aty ringjallet duke treguar nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb frikshme si ajo e Frankenshtajnit, sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e themi leht\u00eb ashtu gjithmon\u00eb &#8216;h\u00eb se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm grip&#8217;, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb gripi i k\u00ebtij viti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet edhe p\u00ebr ata q\u00eb kurr\u00eb nuk kan\u00eb patur s\u00ebmundje infektioze i rreziksh\u00ebm. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se simptomat karakteristike t\u00eb k\u00ebtij gripi i injorojm\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr to t\u00eb variantit Frankenshtajn \u00ebsht\u00eb fyti brisk, pra prerja dhe dhimbja e fytit e bajameve n\u00eb nj\u00eb form\u00eb q\u00eb edhe infeksionet bakteriale shum\u00eb rrall\u00eb e shkaktojn\u00eb, me k\u00ebt\u00eb intensitet dhimbje si t\u00eb prisnim fytin pra me nj\u00eb brisk.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>&nbsp;Temperaturat e larta q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr viruset tek t\u00eb rriturit, pra 39 grad\u00eb dhe sip\u00ebr. Fakti q\u00eb dhimbjet muskulare i njohim gjithmon\u00eb, q\u00eb kemi k\u00ebputje, kemi dhimbje muskujsh, por varianti Frankenshtajn me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebn q\u00eb pacienti dy jav\u00eb t\u00eb jet\u00eb t\u00eb ket\u00eb regjim shtrati dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka aft\u00ebsi as p\u00ebr pun\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb e b\u00ebj gjithmon\u00eb apelin, ata q\u00eb kan\u00eb simptoma gripi, t\u00eb leht\u00eb por edhe t\u00eb variantit Frankenshtajn q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebnvariant, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ecuri e nd\u00ebr atyre varianteve t\u00eb fundit t\u00eb Omicronit i cili ka p\u00ebrparuar nga ana gjenetike dhe q\u00eb mund t\u00eb shfaqet edhe me simptoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se \u00e7&#8217;i kemi pasur. Patjet\u00ebr dhe hospitalizimi dhe rastet e komplikacioneve tek ky variant i ri jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtuara, por k\u00ebto i rezervohen vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr fatin e mir\u00eb n\u00eb popullat\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>T\u00eb pakt\u00ebn nga komunikimet qoft\u00eb edhe me koleg\u00ebt e mi por edhe me koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb miqt\u00eb, mjek\u00eb, pacient\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky variant i gripit ka treguar nj\u00eb agresivitet shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb rritur nga \u00e7&#8217;e njohim nga gripi i zakonsh\u00ebm edhe i pad\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb thonj\u00ebza. Pra edhe k\u00ebtu n\u00eb Gjermani pacient\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb kishin me pushime n\u00eb Shqip\u00ebri, kur vijn\u00eb i shkruaj p\u00ebr disa jav\u00eb raport mjek\u00ebsor, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur n\u00eb vitet e kaluara q\u00eb diagnoza p\u00ebr kat\u00ebr jav\u00eb ose dhe m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb grip, sepse nuk \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr at\u00eb gripin e leht\u00eb. Prandaj dhe q\u00eb n\u00eb fillim ai apeli q\u00eb sapo e nisa, shum\u00eb pacient\u00eb e neglizhojn\u00eb se mendojn\u00eb q\u00eb kalon, pas tre dit\u00ebsh do t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim nga nj\u00eb grip i zakonsh\u00ebm, ky grip kalon m\u00eb tep\u00ebr se sa dy jav\u00eb dhe nuk ka p\u00ebrmir\u00ebsim.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Prandaj q\u00eb n\u00eb fillim duhet faktikisht izolimi, duhet regjimi trupor me iden\u00eb e marrjes s\u00eb l\u00ebngjeve tre litra t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dit\u00eb, me nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb shtuar t\u00eb vitamin\u00ebs C, regjim shtrati, n\u00ebnkuptojm\u00eb patjet\u00ebr heqjen dor\u00eb nga sporti, nga vajtja n\u00eb pun\u00eb. Pra, duhet nj\u00eb p\u00ebrkujdesje m\u00eb t\u00eb shtuar nga \u00e7far\u00eb e njohim zakonisht. Duke qen\u00eb se nuk kemi nj\u00eb mbrojtje paraprake, pra imuniteti yn\u00eb natyral \u00ebsht\u00eb pothuajse zero n\u00eb t\u00eb gjitha grupmoshat dhe vaksina p\u00ebr ato moshat e rrezikuara nuk ka efikasitet ndaj variantit t\u00eb ri t\u00eb gripit, kemi patjet\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrhapje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb ngjit\u00ebs. Me an\u00eb t\u00eb sp\u00ebrklave t\u00eb ajrit n\u00eb momentin q\u00eb kollitemi ose q\u00eb k\u00ebto sp\u00ebrkla t\u00eb p\u00ebshtym\u00ebs mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb caktuara, t\u00eb mobiljeve, t\u00eb tavolinave t\u00eb pun\u00ebs ose n\u00ebp\u00ebr kopshte n\u00ebp\u00ebr shkolla, n\u00eb ato sip\u00ebrfaqet ku nx\u00ebn\u00ebsit dhe f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb kontakt, kjo b\u00ebn q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb infektuarish.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Dhe prandaj dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sensibilitet i rritur qoft\u00eb nga OBSH-ja por dhe nga vet\u00eb Ministrit\u00eb Nacionale t\u00eb vendeve evropiane, q\u00eb nuk duhet neglizhuar gripi i k\u00ebtij viti, sepse masat mbrojt\u00ebse jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe ecuria gjenetike e tij b\u00ebn q\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga karakteristikat e k\u00ebtij gripi q\u00eb dje ishin komplet t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe sot jemi me temperatur\u00eb, me dhimbje fyti si brisk e p\u00ebrmend\u00ebm disa her\u00eb, me dhimbje muskulare t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, pra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb fulminant nga prezantimi klinik, dhe zgjat, kur themi q\u00eb \u00ebsht\u00eb fulminant presim q\u00eb pastaj pas nj\u00eb jave t\u00eb jemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb pun\u00ebn dhe funksionalitetin, por jo vet\u00ebm q\u00eb fillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrufeshme por zgjat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tejzgjatur. Vitamina D \u00ebsht\u00eb protagonisti gjithmon\u00eb i dimrit dhe forcuesi kryesor, mund ta quajm\u00eb, i sistemit imunitar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb afatgjat\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mjekja Aurora Dollenberg ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr p\u00ebrhapjen e viruseve gjat\u00eb k\u00ebtij sezoni, duke theksuar se vala e gripit ka nisur m\u00eb her\u00ebt se zakonisht dhe po shoq\u00ebrohet me raste m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe komplikacione. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ajo tha se n\u00eb Gjermani rastet kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, duke mbingarkuar poliklinikat&hellip;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40666,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"neve_meta_sidebar":"","neve_meta_container":"","neve_meta_enable_content_width":"","neve_meta_content_width":0,"neve_meta_title_alignment":"","neve_meta_author_avatar":"","neve_post_elements_order":"","neve_meta_disable_header":"","neve_meta_disable_footer":"","neve_meta_disable_title":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-40665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40667,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40665\/revisions\/40667"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohanews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}