Skip to content

E fundit/ Nene e bir hidhen nga pallati ne Tirane, detajet

    Një grua 62-vjeçe ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë si pasojë e një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e “Astirit” ndërsa djali i saj është në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Viktima është Hava Osmenaj. I lënduar ka mbetur djali i saj Klodjan Osmenaj.

    Sipas policisë rreth orës 05:55 apartamenti i tyre në katin e tretë të një pallati në zonën e “Astirit” është përfshirë nga flakët.

    Në pamundësi për të dalë jashtë nënë e bir janë hedhur nga lartësia, dritarja për të shpëtuar, por 62 vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa djali i saj 36 vjeç ndodhet në spital.

    Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.