Skip to content

Tmerohet Shëngjini, gruaja afgane ther me th ikë një djalë

    Shënohet ngjarja e parë e rëndë, mes shtetasve afganë të strehuar në Shqipëri.

    Një 26 vjeçare afgane ka plagosur me thikë këtë të shtunë bashkëjetuesin e saj.

    Ngjarja u shënua në ambientet e një rezorti në bregdetin e Shëngjinit, ku janë vendosur shtetasit afganë të akomoduar në Shqipëri pasi regjimi taleban mori kontrollin e vendit pas tërheqjes së SHBA.

    Detajet dhe shkaqet të konfliktit mes cifit afgan janë ende të paqarta, ndërsa policia e Lezhës në njoftimin e parë thotë se plagosja me thikë ndodhi pas një konflikti të çastit.

    I plagosur ka mbetur një 33 vjecar i cili mësohet se ka marrë goditje në pjesën e barkut.

    Ai mësohet se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ku pas ndihmës së parë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    Shqipëria ka pranuar rreth 2 mijë shtetas afganë, ku gati gjysma e tyre janë akomoduar në disa resorte në zonën e Shëngjinit, në pritje për të udhëtuar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës