Skip to content

Pse u sulmua Top Channel? Flet Artan Hoxha: Ndodhi barbaria mbrëmë, 25 gëzhoja, ne makinen e djegur në Golem u gjet..

    Barbaria e radhes…

    Nje tjeter shqiptar krejtesisht i pafajshen, humb jeten nga bresherite e kallashnikovit ne vendrojen e Top Channel, ku sherbente si polic privat per 300 mije leke ne muaj…

    Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rende ne oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me bredheri nga nje automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura.

    Kola humbi jeten, para se te mberrinte ne spitalin e traumes ne Laprake, per te marre ndihmen mjeksore.

    Mjeti i autoreve te krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, nje ore pas atentatit ne Mezes.

    Brenda ne mjet, u gjet dhe nje automatik AK-47, me te cilin dyshohet se eshte qelluar ne drejtim te fasades ballore te godines se Top Channel.

    Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale te pakten 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes.Ngushellime familjes Kola…