Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, vizituan sot Murin e Lotëve në Jerusalem, vend i shenjtë ku hebrenjtë luten për paqen në tokën e shenjtë.
Mediat izraelite kanë publikuar foto të kryeministrit Rama gjatë vizitës, duke treguar momentin kur ai vendos një letër në mur dhe mban mbi kokë një Kipah, kapelë tradicionale e përdorur nga hebrenjtë si shenjë respekti dhe përulësie ndaj Zotit.
Në shënimin e lënë, Rama shkruan:
“Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!”

