Gjykatës Supreme Popullore të Kinës ka përcaktuar se kushdo që kryen dhunë seksuale ndaj të miturve dhe prodhon “pasoja jashtëzakonisht të rënda” do të dënohet me vdekje pa rrethana lehtësuese, shkruan adnkronos.it.
Formulimi nuk është një ligj i ri: është një interpretim i Nenit 236 të Kodit Penal, i cili tashmë parashikonte dënimin me vdekje për përdhunim të rënduar.
Gjykata Supreme ka zgjedhur të komunikojë publikisht ekzekutimet, duke përfshirë emrat, krimet dhe arsyet, si një mjet të qëllimshëm të frenimit shoqëror.
Ligji përcakton se detyrimi ose nxitja e të miturve për të dërguar foto ose video nudo në platforma të tilla si QQ ose WeChat përbën vepër penale, edhe nëse nuk ka kontakt fizik.
Kushdo që përdor materialin për të shantazhuar viktimat dhe për të siguruar takime fizike i nënshtrohet të njëjtave rrethana rënduese si krimi aktual.
