• Latest
  • Trending
Cfarë ndodh me motin 5 ditët në vijim

“Dimër i vogël” në mes të pranverës… rikthehen reshjet dhe dëbora në vend, rënie e ndjeshme temperaturash

March 16, 2026
210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

September 17, 2026
“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

September 16, 2026
Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

September 16, 2026
Kur ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria? SInoptikani jep detaje: Ja dita më përvëluese dhe kur nisin rreshjet e shiut…

Rikthehen reshjet e shiut, ja cfarë parashikojnë siniptikanët për javën në vijim..

September 14, 2026
“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

September 14, 2026
Kur do ulen temperaturat? Sinoptikanii jep Parashikimin e motit për ditët e para të gushtit

Moti ndryshon në mesjavë! Ja çfarë pritet me rreshjet..

September 14, 2026
Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

September 13, 2026
Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

September 12, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia Porja: Ditën e premte, kush rrezikon…

Paralajmërimi i meteorologes: Rrebeshe shiu dhe erë e fortë në gjithë Shqipërinë, ja çfarë ndodh me temperaturat

September 11, 2026
Ndryshimi drastik i motit/ rikthehen reshjet e shiut. ja cfarë pritet ditët në vijim..

Ndryshimi drastik i motit/ rikthehen reshjet e shiut. ja cfarë pritet ditët në vijim..

September 11, 2026
E FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

E FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

September 11, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

“Dimër i vogël” në mes të pranverës… rikthehen reshjet dhe dëbora në vend, rënie e ndjeshme temperaturash

admin by admin
March 16, 2026
in News
0
Cfarë ndodh me motin 5 ditët në vijim

Pas “Ditës së Verës” rikthehen reshjet dhe dëbora në vend, rënie e ndjeshme temperaturash

Pas ditëve të ngrohta pranverore, moti në vend pritet të ndryshojë ndjeshëm gjatë pesë ditëve në vijim. Duke nisur nga dita e martë, në territorin shqiptar rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat më të ulëta, ndërsa në zonat malore do të shfaqen edhe reshje dëbore.

Sipas parashikimit, sonte në mbrëmje dhe gjatë natës do të shtohen vranësirat në të gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës së martë pritet të jetë kryesisht pa reshje, me përjashtim të disa zonave të izoluara. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të përfshijnë më së shumti gjysmën lindore të territorit, ndërsa në bregdet priten vetëm momente të shkurtra me pika shiu.

Nga e mërkura deri të enjten parashikohen reshje më të shpeshta, herë pas here me intensitet mesatar. Megjithatë, sipas meteorologëve nuk pritet situatë problematike apo rrezik për përmbytje, pasi reshjet do të jenë kryesisht të shpërndara dhe me ndërprerje të shkurtra.

Dëbora do të jetë prezente në zonat malore. Fillimisht të martën ajo do të shfaqet në lartësitë mbi 1200–1300 metra, kryesisht në veri dhe verilindje. Nga e mërkura dhe e enjtja niveli i dëborës zbret deri në rreth 700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në zonat malore të lindjes pritet një shtresë prej 15 deri në 20 centimetra. Të premten reshjet e dëborës pritet të jenë më të dukshme, duke shtuar deri në 30–35 centimetra dëborë në zonat malore.

Përmirësimi i kushteve të motit pritet të nisë vonë të premten në mbrëmje dhe gjatë natës, ndërsa fundjava do të sjellë kthjellime dhe mot më të qëndrueshëm, me vranësira të lehta dhe pa reshje.

Edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Nëse sot maksimumet arrijnë deri në 22–23°C, gjatë ditës së martë ato pritet të zbresin në rreth 19°C. Në vijim, e mërkura dhe e enjtja do të sjellin rënie të mëtejshme të temperaturave, duke e bërë të enjten një ditë tipike dimri, me temperatura minimale rreth 0 deri në 1°C në zonat malore dhe maksimumet që vështirë se do të kalojnë 15°C.

Mëngjesi i së premtes pritet të jetë edhe më i ftohtë, me temperatura deri në –2°C në zonat malore, ndërsa në ultësirë dhe bregdet ato do të zbresin rreth 4–5°C. Nga fundjava pritet një rritje e lehtë e temperaturave dhe stabilizim i motit.

Sipas parashikimeve, pjesa e dytë e muajit mars do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me periudha të shkurtra stabiliteti, por edhe me rikthime të reshjeve të shiut dhe dëborës, sidomos në zonat malore.

Previous Post

Të jesh pranë fëmijëve të tu dhe në vendin tënd

Next Post

Reshje dhe ule e temperaturave, moti per ditet ne vijim

Next Post
Reshje dhe ule e temperaturave, moti per ditet ne vijim

Reshje dhe ule e temperaturave, moti per ditet ne vijim

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.