• Latest
  • Trending
Pas një akti “mirësie” fshihej diçka e errët! Anile tregoi si përfundoi në Itali: Një njeri nga fshati…

Pas një akti “mirësie” fshihej diçka e errët! Anile tregoi si përfundoi në Itali: Një njeri nga fshati…

March 28, 2026
“Plas” sherri/ Kush janë dy kryebashkiakët socialistë që u larguan nga mbledhja me Ramën

“Në të gjithë Shqipërinë!”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë nesër në të gjithë vendin..

September 17, 2026
“Zegjineja gënjeu, daja i saj më ka..” Merita bën deklaratën shokuese: Ja si qëndron e vërteta..

“Zegjineja gënjeu, daja i saj më ka..” Merita bën deklaratën shokuese: Ja si qëndron e vërteta..

September 17, 2026
E FRIKSHME/Të dhënat e klientëve të një banke digjitale bien në duart e hakerëve!

E FRIKSHME/Të dhënat e klientëve të një banke digjitale bien në duart e hakerëve!

September 17, 2026
210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

September 17, 2026
“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

September 16, 2026
Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

September 16, 2026
Kur ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria? SInoptikani jep detaje: Ja dita më përvëluese dhe kur nisin rreshjet e shiut…

Rikthehen reshjet e shiut, ja cfarë parashikojnë siniptikanët për javën në vijim..

September 14, 2026
“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

September 14, 2026
Kur do ulen temperaturat? Sinoptikanii jep Parashikimin e motit për ditët e para të gushtit

Moti ndryshon në mesjavë! Ja çfarë pritet me rreshjet..

September 14, 2026
Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

September 13, 2026
Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

September 12, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Pas një akti “mirësie” fshihej diçka e errët! Anile tregoi si përfundoi në Itali: Një njeri nga fshati…

admin by admin
March 28, 2026
in News
0
Pas një akti “mirësie” fshihej diçka e errët! Anile tregoi si përfundoi në Itali: Një njeri nga fshati…

Edhe pse ndjehej e sigurt në jetimoren në Greqi, për nënën e saj Anile vendosi të rikthehej përsëri në Shqipëri. Por, saga e vuajtjeve për të nuk kishte të ndalur. Më t’u rikthyer ajo tregon vazhdoi dhe abuzimi nga kushëriri i nënës të saj.

Në vendlindjen e saj, Anile nuk ndjehej më e sigurt! Prandaj vendosi të shkonte në Itali, mendoi se një fshati i saj po e ndihmonte, por në fakt nuk ishte kështu, pas atij gjesti mirësie fshihej diçka shumë më e errët.

Ajo tregon se iku drejt Italisë me gomone, në të kishte dhe shumë vajza shqiptare të cilat ishin gënjyer…

Ardit Gjebrea: Dhe u ktheve sërish në Shqipëri?

Anile: Po. Dhe aty…

Ardit Gjebrea: Kur ishe 13-14 vjeçe?

Anile: Po 13 vjeçe e gjysme, 14 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë ndodhi?

Anile: Dhe aty, hapu dhe! M’u mblodhët të gjitha frikërat. Nuk ndjehesha e sigurt në shtëpinë time.

Ardit Gjebrea: Sepse ndërkohë ishe vajzë më e rritur.

Anile: Isha më e rritur, por ai vend për mua nuk ishte i sigurt. Nuk ndjehesha e sigurt në familje sepse kisha frikë se më ndodhte e njëjta gjë si radhën e shkuar me kushëririn e mamasë. Nga ana tjetër kisha frikë edhe nga ai që pata denoncuar sepse ishte nga Shqipëria ky njeri, ishte nga këtu. Nuk e di qytetin. Kisha frikë se do më kërkonte për të më bërë keq.

Ardit Gjebrea: Pastaj, si ndodhi që shkuat në Itali?

Anile: Në Itali shkova për të mos ndenjur më aty. Gjithmonë për të mos ndenjur më aty dhe në Itali…

Ardit Gjebrea: Kush të ndihmoi? Sepse ishe ende minorene.

Anile: Besoja se bëhej fjalë për ndihmë, por në të vërtetë nuk ishte e tillë.

Ardit Gjebrea: Jo, mos më thuaj! Kujt iu drejtove për ndihmë për të shkuar në Itali?

Anile: Dikujt aty nga fshati.

Ardit Gjebrea: Të cilin e njihnit?

Anile: Po.

Ardit Gjebrea: I cili nuk ishte njeri i mirë.

Anile: Jo.

Ardit Gjebrea: Nga aq sa kuptova.

Anile: Jo sepse, sido që të rrotullohen gjërat, njerëzit duan prapë të të lëndojnë.

Ardit Gjebrea: Dhe kthesh prapë aty ku u nise.

Anile: U ktheva po aty, por më edhe më kanë ndihmuar.

Ardit Gjebrea: Kush të ka ndihmuar?

Anile: Më ndihmoi Guardia di Finanza.

Ardit Gjebrea: Dhe shkove në Itali me anije, me…?

Anile: Me gomone.

Ardit Gjebrea: Me gomone.

Anile: Po, si shumë vajza të tjera nga Shqipëria të cilat shkojnë për arsye të tjera. Pastaj mashtrohen se gjërat nuk janë ashtu si duken.

Ardit Gjebrea: Pra atyre u thuhen gënjeshtra?

Anile: Po.

Më tej Anile tregon se si gjeti forcën dhe guximin për t’i bërë ballë frikës. Nga tmerri që kaloi në Milano dhe sporvat në Leçe, ku qëndroi në një kolegj mes murgeshash, Anile tregon se si ndërtoi jetën e saj dhe familjen e saj…

Ardit Gjebrea: Ku shkove? Në cilin qytet?

Anile: Në Milano.

Ardit Gjebrea: Në Milano? Çfarë ndodhi aty? Nëse mund të na e thuash.

Anile: Në fakt do të doja të mos flisja për këtë gjë sepse më dhemb shumë.

Ardit Gjebrea: Mirë. E lëmë këtë.

Anile: Për një farë periudhe më ndihmoi Guardia di Finanza.

Ardit Gjebrea: Po.

Anile: Pastaj kam qenë në Kolegjin Monterone, në Leçe.

Ardit Gjebrea: Dhe të çuan në Leçe?

Anile: Po. Kam qenë aty. Në kolegj. Në Leçe.

Ardit Gjebrea: Si ka qenë jeto jote atje?

Anile: Ishte një jetë mes murgeshave, vetëm murgesha. Ishte një jetesë shumë e mbyllur aty brenda. Nuk mund të… Nuk e di pse, por jetesa ishte shumë e vështirë aty. Nuk ishte një model shtëpi – familje, ku ti mund të dilje, të bëje. Gjërat ishin shumë strikte në këtë kolegj.

Ardit Gjebrea: Po pastaj, si e ndërtove familjen tënde?

Anile: Po ja, në kolegj, ishim tre-katër shoqe, njëra prej tyre italiane, të cilat u larguam.

Ardit Gjebrea: Nga kolegji?

Anile: Po.

Ardit Gjebrea: Pse?

Anile: Nuk donim të rrinim më aty se kishte rregulla shumë strikte. Pastaj kur ika prej aty njoha babain e fëmijëve të mi.

Ardit Gjebrea: Thua babain e fëmijëve të tu sepse tani nuk është më yt shoq?

Anile: Jo nuk është. Jetova me të për 12 vite. Pastaj, pas 12 vitesh nuk shkonim më mirë. Pata një jetesë të vështirë edhe me të. Megjithatë, tani jemi ndarë.

Ardit Gjebrea: Eh, ke dy fëmijë.

Anile: Po, të mrekullueshëm. Janë gjëja më e bukur që kam.

Ardit Gjebrea: Nëse nuk gabohem, the në fillim se fëmijët quheshin Mateo dhe Anastasia

Anile: Po.

Ardit Gjebrea: Anastasia, më duket se është emri i nënës tënde apo jo?

Anile: Po, Anastasia është emri i mamasë sime. Ndërsa emri Mateo, është emri që më pëlqeu mua kur e dëgjova sapo shkova në Itali.

Previous Post

E trishtë! Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi

Next Post

Tensionet në protestën e opozitës, lëndohet Berisha, i hidhet spray në sy

Next Post
Tensionet në protestën e opozitës, lëndohet Berisha, i hidhet spray në sy

Tensionet në protestën e opozitës, lëndohet Berisha, i hidhet spray në sy

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.