Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar sot se njerëz pranë deputetes së Partisë Socialiste në Elbasan, e kanë kërcënuar.
Në një postim në rrjete sociale, Lala shkruan se rrjeti i patronazhistëve të Sara Milës është i frikshëm. Megjithatë gazetarja në postimin e saj, shton se Mile nuk arrin dot që të shpjegojë sesi ajo mori mijëra vota në Elbasan në zgjedhjet e 11 Majit ndërsa shton se nuk trembet.
“Harron e ngrata qe kesaj here i ka has sharra ne gozhde, se nuk trembem nga laraskat…”- thotë ndër të tjera Lala.
Postimi i gazetares:
Rrjeti i patronazhisteve kercenues te Sara Milas, super deputetes se Elbasanit qe nuk arrin te shpjegoje dot sesi mori mijera vota (nga krimi, me shantazhe apo i bleu) eshte i frikshem. Harron e ngrata qe kesaj here i ka has sharra ne gozhde, se nuk trembem nga laraskat…
Më herët Lala, i ishte drejtuar me një mesazh deputetes, se në vend që të viktimizohet në lidhje me debatin sa i takon pamjes së saj, të tregojë si mori mijëra vota në Elbasan, pa patur asnjë kontribut në politikë.

