Skip to content

Ngjarje e tmerrshme në Tiranë, një person i djegur në makinë. Dyshimet e policisë janë shokuese

    Në gjendje kritike për jetën është një burrë në Tiranë, pasi u gjet i djegur në gradë ekstreme.

    Mesohet se Burri është M.S., 50 vjeç, banor i Tiranës, cituar nga policia e kryeqytetit.

    Ditën e djeshme, ai është gjetur në rrugën “Myslym Keta”, në gjendje serioze, pasi dyshohet se është vetëdjegur me benzinë, brenda automjetit të tij.

    Policia tha se 50 vjeçari u dërgua dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit të rëndë.