Djali i Presidentit të Ugandës Yoweri Museveni, Shefi i Forcave të Mbrojtjes (CDF), Gjenerali Muhoozi Kainerugaba, ka sugjeruar që burrat që ulen në gjunjë teksa i propozojnë një gruaje për martesë duhet të përballen me arrest në burg.
Në një deklaratë në X, Muhoozi kritikoi traditën e uljes në gjunjë për të kërkuar dorën e një gruaje, duke e cilësuar atë si të panevojshme dhe jo vendase.
“Kjo marrëzi perëndimore e uljes në gjunjë para një gruaje për t’i kërkuar martesë… është llum. Do të fillojmë të arrestojmë burrat që e bëjnë këtë!” shkroi ai.
Ai shtoi: “Nëse jeni ugandas dhe uleni në gjunjë para një gruaje për çfarëdolloj gjëje, do të shkoni në burg. Mund të shpëtoni vetëm nëse thoni se jeni kongolez, nigerian ose ndonjë kombësi tjetër.”
Kjo vjen pak muaj pasi Muhoozi shkaktoi debate të shumta duke deklaruar admirimin e tij për superyllin global Beyoncé, ndërsa me shaka sfidonte bashkëshortin e saj, Jay-Z.
Në një deklaratë të martën, më 25 mars 2025, Shefi i Forcave të Mbrojtjes të Ugandës deklaroi me guxim se Jay-Z mund të bënte çfarë të donte, por ai do t’ia merrte Beyoncén.
Ai e sfidoi Jay-Z në një duel në lindje të diellit, me kushtin që nëse fitonte, do t’i merrte këngëtaren. Ai deklaroi se ishte i gatshëm të paguante pajën me lopë për t’u martuar me këngëtaren amerikane: “Edhe sa kohë do të pres për Beyoncé-n? A e di ajo sa shumë lopë kam unë?”

