• Latest
  • Trending
Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi

Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi

March 28, 2026
‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist humb bashkëshorten

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist humb bashkëshorten

September 18, 2026
Indianët po zëvëndësojnë shqiptarët edhe në Për’puthen: Dua të gjej një nuse shqiptare. Më kanë thënë që..

Indianët po zëvëndësojnë shqiptarët edhe në Për’puthen: Dua të gjej një nuse shqiptare. Më kanë thënë që..

September 18, 2026
“Plas” sherri/ Kush janë dy kryebashkiakët socialistë që u larguan nga mbledhja me Ramën

“Në të gjithë Shqipërinë!”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë nesër në të gjithë vendin..

September 17, 2026
“Zegjineja gënjeu, daja i saj më ka..” Merita bën deklaratën shokuese: Ja si qëndron e vërteta..

“Zegjineja gënjeu, daja i saj më ka..” Merita bën deklaratën shokuese: Ja si qëndron e vërteta..

September 17, 2026
E FRIKSHME/Të dhënat e klientëve të një banke digjitale bien në duart e hakerëve!

E FRIKSHME/Të dhënat e klientëve të një banke digjitale bien në duart e hakerëve!

September 17, 2026
210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

September 17, 2026
“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

September 16, 2026
Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

September 16, 2026
Kur ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria? SInoptikani jep detaje: Ja dita më përvëluese dhe kur nisin rreshjet e shiut…

Rikthehen reshjet e shiut, ja cfarë parashikojnë siniptikanët për javën në vijim..

September 14, 2026
“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

September 14, 2026
Kur do ulen temperaturat? Sinoptikanii jep Parashikimin e motit për ditët e para të gushtit

Moti ndryshon në mesjavë! Ja çfarë pritet me rreshjet..

September 14, 2026
Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

September 13, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi

admin by admin
March 28, 2026
in News
0
Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi

Në Vlora është përkujtuar këtë të shtunë 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos, një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e vendit, ku humbën jetën 81 persona.

Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, si dhe qytetarë të shumtë, u mblodhën pranë bregdetit për të nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi. Me iniciativë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetes së qarkut Vlorë, Erjona Ismaili, 81 karrige të vendosura buzë detit simbolizuan jetët e ndërprera, ndërsa hedhja e luleve në det shërbeu si një homazh i heshtur për viktimat.

Ministrja Ismaili theksoi se kjo është një plagë që vijon të dhemb për qytetin, por sipas saj, harresa është edhe më e rëndë se vetë ngjarja. Ajo nënvizoi rëndësinë e përkujtimit të përvitshëm, si një mënyrë për të mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten më në të ardhmen. Po ashtu, në këtë përkujtimore kanë qenë prefekti i qarkut të Vlorës, Evis Allushi, kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini, ndërkohë që dhe këngëtarja Xhesika Polo ka kënduar një këngë vaji në përkujtim të viktimave.

Nga ana tjetër, familjarët e viktimave shprehën dhimbjen dhe zhgënjimin e tyre, duke e cilësuar tragjedinë si një ngjarje që mund të ishte shmangur. Ata deklaruan se vijojnë të përballen me pasoja të rënda psikologjike dhe se kërkimi për drejtësi ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Sipas tyre, vendimet e dhëna nga drejtësia italiane nuk kanë reflektuar plotësisht të vërtetën dhe kanë qenë të padrejta.

Ngjarja tragjike ndodhi më 28 mars 1997, kur një anije shqiptare me 115 persona në bord u përplas dhe u përmbys në kanalin e Otrantos gjatë një operacioni të forcave detare italiane. Si pasojë, humbën jetën 81 persona, mes tyre edhe fëmijë të moshave shumë të vogla, nga 3 muajsh deri në 69 vjeç, të cilët kërkonin një jetë më të mirë përtej brigjeve shqiptare, në një kohë kur vendi ishte përfshirë nga trazira të thella.

Previous Post

Ish-banori bën deklaratën e FORTË: “Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother”

Next Post

Zhduken dy motrat në Tiranë! Të miturat u nisën dje për në shkollë por nuk u kthyen më në shtëpi

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.