Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë, ku një fëmijë ka ndërruar jetë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, ku raportohet se i mituri ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë nga babai i tij. Ngjarja ka qenë aksidentale por i mituri ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Vushtrri 27.03.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

