Skip to content

Ja kush u largua nga Big Brother VIP dhe kush shkoi ne nominim

    E gjithë shtëpia ka qenë në televotim prej të martës, përveç Mirit i cili kishte imunitet.

    Nga ky televotim është larguar Nikol. Ajo u bë pjesë e shtëpisë pak javë më parë, së bashku me Edisën dhe Egin.

    Gara e saj për çmimin e madh përfundoi sonte.

    Nderkohe Shëndritit i ka rënë në dorë sonte Kutia e Pandorës.

    E mira ishte një udhëtim që ai përfitoi, ndërsa e keqja ishte që duhej të çonte në televotim dy persona nga shtëpia si dhe veten e tij.

    Ai zgjodhi që në televotimin me pyetjen “kë doni të shpëtoni”, ai zgjodhi të marrë me vete Edison dhe Malin.