Skip to content

Vjen ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 4 Prill prisni..

    Meteorologia Lajda Porja tha se dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me shi, ndërsa fundjava do të sjellë mot të mirë dhe temperatura të larta.

    Ndërkohë, meteorologia theksoi gjithashtu se tre ditët e para të muajit prill do të shoqërohen me temperatura të ulëta.

    Porja theksoi se duke filluar nga data 4 Prill i gjithë vebdi do të përjetojë temperatura të larta dhe mot të kthejellët.

    “Do të rishfaqen reshjet e dëborës në zonat malore dhe parashikohet që të mërkurën dhe të enjtën të jenë prezente. Reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente deri në orët e paradites së ditës së premte, ndërsa fundjava dhe gjithë java tjetër do të sjellë temperatura mjaft të larta dhe mot të kthjellët, duke sjellë pranverën e munguar. Pas datës 4 Prill pritet të kemi rritje të temperaturave me vlera deri në 19-20 gradë, duke na sjellë pranverën”, u shpreh meteorologia.