Skip to content

E trishtë! Djali shqiptar humb jetën pasi bie nga kati i tetë i një pallati në Itali

    Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas rënies nga kati i tetë i një pallati në qytetin italian.

    Sipas raportimeve të mediave vendase, viktima, Luis Pisha, ndodhej në tarracën e godinës së bashku me dy bashkëmoshatarë në momentin e ngjarjes.

    Nga informacionet paraprake mësohet se i mituri ishte ngjitur mbi një strukturë plastike në çati, e cila është thyer papritur, duke shkaktuar rrëzimin e tij nga lartësia. Fillimisht, ai ka mbetur i varur, ndërsa shokët janë përpjekur ta ndihmojnë, por pa arritur ta shpëtojnë.

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, forcat e policisë dhe zjarrfikësit, por 12-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.