Skip to content

Tronditet Lezha nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme (5 prill) në qytetin e Lezhë, në lagjen Besëlidhja.

    Sipas informacioneve paraprake, disa biznese dhe automjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit. Dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, por ky informacion nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht nga policia.

    Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar.

    Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.