Skip to content

Qeni kafshon në kokë 2-vjeçaren, gjyshja përfundon në pranga për pakujdesi..

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pire, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç është sulmuar nga një qen, pasi i shpëtoi vëmendjes së gjyshes së tij.

    Sipas raportimeve, vogëlushja iu afrua kafshës, e cila më pas e sulmoi duke e kafshuar në kokë. Menjëherë pas incidentit, ajo u transportua me urgjencë në spitalin e fëmijëve, nën shoqërimin e policisë.

    Ndërkohë, gjyshja e saj, shtetase nga Holanda, është arrestuar nga autoritetet greke me akuzën për ekspozim të të miturit ndaj rrezikut.

    Gjendja shëndetësore e fëmijës nuk është bërë ende plotësisht e ditur, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.