Skip to content

‘Hajdeni se e vrava’!/ Krim ne familje në Fushë Krujë! Detaje nga ngjarja. EMRAT

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Nikël, ku një konflikt mes dy familjarëve ka përfunduar në mënyrë tragjike.

    Sipas burimeve paraprake, autori i dyshuar i krimit është Eduart Ahmataj, ndërsa viktima është Artur Cangu. Mësohet se ky i fundit është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga kunati i tij.

    Burimet bëjnë me dije se mes dy personave kishte pasur edhe më herët përplasje, ndërsa dyshohet se konflikti i disa ditëve më parë ka çuar në përshkallëzimin fatal të situatës.

    Një element i rëndësishëm i hetimit është fakti se, sipas të dhënave paraprake, ka qenë vetë autori i dyshuar ai që ka njoftuar policinë pas ngjarjes.

    Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të çështjes dhe kapjen e autorit.

    Çfarë thotë policia

    Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi Eduart Afmataj, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin Artur Çangu

    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Eduart Afmataj.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.