Skip to content

Zjarri te “Farmacia 10”, rritet numri i të lënduarve, asfiksohen edhe 3 zjarrfikës

    Ka shkuar në 7 numri i të lënduarve nga zjarri që ka përfshirë një pallat në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë. 

    Mes tyre, janë edhe 3 zjarrfikës me probleme nga asfiksia.

    Sipas burimeve, situata në vendngjarje paraqitet kritike. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.

    Për të vënë nën kontroll flakët, në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe helikopterë nga Ministria e Brendshme, të cilët po hedhin ujë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.