Skip to content

LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë nga sot..

    Një ditë pasi rriti çmimin e naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish këtë të mërkurë ku ka ndryshuar edhe çmimin e hidrokarbureve.

    Bordi ka njoftuar se çmimi i naftës është ulur me 8 lekë në krahasim me ditën e djeshme, ku një litër tashmë do të kushtojë 207 lekë nga 215 që u vendos të martën.

    Ndërkohë është ulur edhe çmimi i i benzinës, i cili tashmë do të jetë 174 lekë për litër, nga 178 që ishte dje. Ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon.

    Po ashtu në njoftim theksohet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 13:30.