Skip to content

Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna ngre alarmin në polici

    Një shtetase me inicialet K. Z. ka kallëzuar në polici më 19 prill 2026 se djali i saj 14-vjeçar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

    Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas denoncimit janë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore dhe hetimore.