Dy video të ndryshme të filmuara brenda një harku kohor prej 1 jave në kryeqytet kanë ngritur shqetësim tek banorët.
Dy gra të mbuluara që rrinë pranë automjeteve duke ftuar fëmijë kanë tronditur Tiranën.
Së fundmi është bërë e ditur se ato janë dy gra që i përkasin komunitetit muxhahedin që rrinë në Manzë.
Për dy gratë nuk ka një denoncim zyrtar në polici, por vetëm një postim në rrjetet sociale. Megjithatë autoritetet kanë nisur menjëherë hetimin, duke identifikuar të dy zonjat.
Lëvizjet e tyre, të njërës në Yrshek dhe tjetrës në Bulevardin e Ri, sipas policisë është bërë për arsye shëndetësore.
Deri më tani, pavarësisht raportimit në rrjet, sipas policisë nuk bëhet fjalë për një tentativë të dy zonjave për të futur fëmijë në makinë. Policia pritet t`i marrë në pyetje për të dëgjuar versionin e tyre edhe pse nuk është konstatuar asnjë veprim i paligjshëm.
Dy janë pistat e hetimit aktualisht, ajo e marrjes së të miturve apo e dezinformimit të kampit muhaxhedin.
