Skip to content

“Shtrëngohen masat!”/ Ambasada Amerikane jep paralajmërimin për Shqiptarët…

    Departamenti i Shtetit i SHBA-së po forcon rregullat për dhënien e vizave, duke synuar individët që “punojnë në emër të kundërshtarëve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se masat e reja synojnë rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

    Detaje të mëtejshme mbi kategoritë e personave që preken nga këto kufizime nuk janë bërë ende publike.

    “Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që “punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara”, njofton ambasada e SHBA.