• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

TRAGJIKE/ BABË E BIJË PO SHKONIN PER PUNE TE KAMPI I GJADRIT, GJENDEN Të VDEKUR NË MAKINEN E TYRE

admin by admin
April 26, 2026
in News
0
TRAGJIKE/ BABË E BIJË PO SHKONIN PER PUNE TE KAMPI I GJADRIT, GJENDEN Të VDEKUR NË MAKINEN E TYRE

Një aksident me pasojë vdekjen e babait me të bijën është shënuar mbrëmjen e së shtunës, 25 prill, në Lezhë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, automjeti i tyre u gjet në një kanal meujë, në afërsi të fabrikës së çimentos.

Viktima mbetën shtetasit Anton dhe Bora Keçi. Ka qenë djali i familjes Keçi i cili denoncoi mbrëmjen e djeshmë në Policinë e Lezhës së ka humbur kontakte me të atin dhe motrën e tij, që ishin nisur për në punë.

Dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferes.

“Rreth orës 21:45 të datës 25.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i shtetasit A. K., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre.

Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.

Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe (babë e bijë).

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases B. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor“, njofton policia.

Previous Post

Makina i vrau djalin 5 vjeç, nëna rrefen tragjedine: Burri i tha vjehrrit të të kem ty se bëj tjetër…

Next Post

I armatosur me disa lloje armësh, ky është autori i sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Next Post
I armatosur me disa lloje armësh, ky është autori i sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

I armatosur me disa lloje armësh, ky është autori i sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.