• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Moti për 5 ditë/ Temperaturat bien deri në 10°C brenda pak orësh

admin by admin
April 29, 2026
in News
0
tanja moti

Moti sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shtuara, sidomos në pjesën e dytë të ditës. Reshjet janë minimale dhe të izoluara vetëm në verilindje, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet e qetë. Temperaturat shënojnë një rënie të lehtë, por ende ruajnë maksimumin deri në 27°C në jugperëndim.

Ndryshimi real nis gjatë natës. Masat ajrore nga jugu zëvendësohen nga masa të ftohta veriore dhe verilindore, duke sjellë një rënie të menjëhershme të temperaturave në të gjithë territorin.

Gjatë ditës së nesërme, në veri dhe zonat lindore pritet një rënie drastike deri në 8–12°C krahasuar me sot. Në disa zona malore verilindore, temperaturat nga 22–24°C zbresin në vetëm 14–15°C. Edhe në pjesën tjetër të vendit, përfshirë bregdetin dhe qytetet kryesore, pritet ulje me rreth 5°C.

Kjo shoqërohet me erë të fortë verilindore dhe një sistem reshjesh të shpejta që përshkon vendin brenda pak orësh. Rrebeshet do të jenë të shkurtra, më të përqendruara në veri, qendër dhe zonat lindore, ndërsa në perëndim dhe jugperëndim kalojnë më lehtë.

Në zonat malore mbi 1200 metra rikthehen reshjet e dëborës, kryesisht në veri dhe verilindje, si Kukësi dhe zonat përreth. Reshjet do të jenë të shkurtra dhe pa grumbullime të mëdha.

Pas këtij episodi, moti stabilizohet. E premtja dhe fundjava sjellin më pak reshje dhe kthjellime, por temperaturat mbeten të ulëta në mëngjes, duke zbritur deri në 0°C apo edhe -1°C në zonat malore.

Fundjava shënon një rikuperim gradual të temperaturave gjatë mesditës, me maksimumet që ngjiten sërish në 23–24°C. Megjithatë, hyrja në muajin maj nis me mëngjese të ftohta dhe ndjesi dimri, përpara rikthimit të kushteve tipike pranverore.

Previous Post

Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu, ja si pritet të nisë muaji maj

Next Post

“Janë vrasës me pagesë!”/ Ish-agjenti i CIA-s për MEK: Paguhen nga Izraeli për atentate!

Next Post
“Janë vrasës me pagesë!”/ Ish-agjenti i CIA-s për MEK: Paguhen nga Izraeli për atentate!

“Janë vrasës me pagesë!”/ Ish-agjenti i CIA-s për MEK: Paguhen nga Izraeli për atentate!

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.