Skip to content

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do të blihen nafta dhe benzina..

    Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme vendosi të ulë me një lek çmimin e benzinës dhe me 2 lekë të naftës, në një rast të përsëritur të uljes së papërfillshme përballë rritjeve disa herë më shumë.

    Nga dita e sotme ora 16 çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri nga 208 që është aktualisht.

    Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, nga 185 që është.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.