Skip to content

Del FOTO/ I dehur në timon, ky është 57-vjeçari që i mori jetën 2 fëmijëve në Durrës, problematik në lagje

    Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy 10 vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

    Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur.

    Ai ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.

    Shoferi, një banorë i zonës, ka braktisur mjetin pas ngjarjes, por është vënë në pranga pak minuta më pas nga policia.