Skip to content

Lajm i mirë! 8-vjeçari që u aksidentua në Durrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën

    8-vjeçari i plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur një ditë më parë në Durrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i mituri pritet të transferohet në pavijon, ndërsa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

    Sipas të njëjtave burime, ai po merr trajtim për plagët e marra si pasojë e aksidentit dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.