• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Rrebeshe dhe stuhi të forta sot e nesër, ja cfarë pritet në vijim..

admin by admin
May 7, 2026
in News
0
Ikën i ftohti siberian, Sinoptikanja jep lajmin e mire: Ja cfarë MOTI pritet këtë javë

Fundjava sjell vapë vere, por reshjet nuk largohen plotësisht

Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm dhe reshje të herëpashershme, fundjava pritet të sjellë një kthesë të fortë të motit në vend. Temperaturat do të rriten ndjeshëm, ndërsa e diela parashikohet të ngjajë më shumë me një ditë qershori sesa maji.

Sot moti mbetet i ngrohtë dhe i lagësht, me vranësira dhe intervale kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit. Reshje të pakta dhe momente me pika shiu priten kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe në kryeqytet, ndërsa bregdeti mbetet pa reshje.

Meteorologët bëjnë me dije se masat e ftohta polare janë larguar nga Ballkani dhe vendin e tyre e kanë zënë masa ajrore jugperëndimore, më të ngrohta dhe me lagështi të lartë. Kjo ka sjellë rritje të temperaturave, sidomos në orët e mëngjesit.

E premtja pritet të jetë dita më problematike sa i përket reshjeve, me rrebeshe në veri, qendër dhe në disa zona të tjera të vendit. Vetëm bregdeti jugor pritet të shpëtojë nga reshjet, me përjashtim të zonës së Llogarasë ku mund të ketë rrebeshe të izoluara.

Edhe mëngjesi i së shtunës do të nisë me vranësira dhe reshje në disa zona, por pas orës 09:00–10:00 pritet përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike. Qielli do të pastrohet gradualisht dhe dielli do të dominojë pjesën tjetër të fundjavës.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Sot dhe nesër maksimumet arrijnë deri në 28–29°C në zona si Elbasani, ndërsa të dielën termometri pritet të shënojë deri në 30 apo 31°C. Në vijën bregdetare temperaturat do të luhaten rreth 27–28°C.

Era do të jetë më e pranishme të shtunën, duke krijuar pak trazim në det, por të dielën dobësohet ndjeshëm dhe kushtet bëhen ideale për plazh dhe aktivitete në natyrë.

Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të sjellë më shumë ditë me diell, megjithëse reshjet sporadike pranverore nuk do të mungojnë plotësisht. Ajo që pritet të bëhet më e ndjeshme është lagështira e lartë në ajër, e cila do të krijojë ndjesinë e zagushisë dhe temperaturat do të perceptohen disa gradë më të larta se sa tregojnë termometrat.

Në përgjithësi, vendi po hyn gradualisht në një periudhë me mot më veror, temperatura të larta dhe më shumë diell, ndërsa episodet me reshje do të jenë më të shkurtra dhe lokale.

Previous Post

“Hantavirusi mund të jetë dhe në Tiranë”, mjekja tregon simptomat e virusit të ri

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.