• Latest
  • Trending
Veç për ju që po pështyni mbi Robert Ndrenikën!

Veç për ju që po pështyni mbi Robert Ndrenikën!

May 9, 2026
‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist humb bashkëshorten

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist humb bashkëshorten

September 18, 2026
Indianët po zëvëndësojnë shqiptarët edhe në Për’puthen: Dua të gjej një nuse shqiptare. Më kanë thënë që..

Indianët po zëvëndësojnë shqiptarët edhe në Për’puthen: Dua të gjej një nuse shqiptare. Më kanë thënë që..

September 18, 2026
“Plas” sherri/ Kush janë dy kryebashkiakët socialistë që u larguan nga mbledhja me Ramën

“Në të gjithë Shqipërinë!”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë nesër në të gjithë vendin..

September 17, 2026
“Zegjineja gënjeu, daja i saj më ka..” Merita bën deklaratën shokuese: Ja si qëndron e vërteta..

“Zegjineja gënjeu, daja i saj më ka..” Merita bën deklaratën shokuese: Ja si qëndron e vërteta..

September 17, 2026
E FRIKSHME/Të dhënat e klientëve të një banke digjitale bien në duart e hakerëve!

E FRIKSHME/Të dhënat e klientëve të një banke digjitale bien në duart e hakerëve!

September 17, 2026
210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

210 Vende Pune në Administratë! Hapen sot Aplikimet, afati deri më 1 Tetor..

September 17, 2026
“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

“Dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen ata që..

September 16, 2026
Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

Çmimi i naftës shkoi 230 lekë për litër, qeveria merr vendimin e fundit..

September 16, 2026
Kur ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria? SInoptikani jep detaje: Ja dita më përvëluese dhe kur nisin rreshjet e shiut…

Rikthehen reshjet e shiut, ja cfarë parashikojnë siniptikanët për javën në vijim..

September 14, 2026
“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

September 14, 2026
Kur do ulen temperaturat? Sinoptikanii jep Parashikimin e motit për ditët e para të gushtit

Moti ndryshon në mesjavë! Ja çfarë pritet me rreshjet..

September 14, 2026
Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

September 13, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Veç për ju që po pështyni mbi Robert Ndrenikën!

admin by admin
May 9, 2026
in News
0
Veç për ju që po pështyni mbi Robert Ndrenikën!

Nga Andrea Danglli 

Prej vitesh, Robert Ndrenikën e kemi kthyer në një projekt personal të ndërgjegjes dhe nuk e di pse.

Secili ka shpikur Robertin e tij brenda vetes dhe mërzitemi kur ai që kemi vizatuar nuk përputhet me Robertin 84-vjeçar që shohim.

Zhgënjehemi, e kryqëzojmë dhe pështyjmë në rrjetet sociale aq fort sa mundemi, kur Roberti real nuk sillet sipas skenarit revolucionar që ne kemi shkruar brenda kokës sonë për të.

Një Robert që duhet të flasë, të revoltohet, të përballet me pushtetin dhe, pse jo, ta rrëzojë e ta marrë zvarrë atë.

Duam që Roberti ynë të ngrejë zërin aq sa t’i shqyejë mushkëritë, për çmimet, pensionet, spitalet, infrastrukturën, vjedhjen, degradimin e administrates, arrogancën e pushtetit dhe 1001 zullume që janë bërë si mal pelegrinazhi për prokurorët e SPAK-ut. Madje t’i ulërijë laringu për të kompensuar edhe apatinë e opozitës që ka jo pak kusure të tranzicionit.

Troç, të gjithë duam që Roberti ynë të bëjë atë që ne nuk bëjmë dot.

Të ketë sytë, mendjen dhe zemërimin tonë, ku me forcën e emrit të tij, të thotë ato që ne vetëm i belbëzojmë në tavolina kafenesh apo i hedhim si thika në gijotinën digjitale me emrin Facebook, TikTok dhe Instagram.

E gjitha kjo është një hipokrizi e frikshme në mënyrën se si po trajtohet aktori ynë i madh, që sot po provon mbi kurriz se ç’do të thotë Sheriat online.

Marrëzia është bërë si algoritëm dhe reagimet po bëhen veç që të përputhen me atë që duan të lexojnë njerëzit dhe jo me arsyen.

Padyshim edhe mua më vjen keq për skenën që pashë në gjykatë dhe sidomos që forca e Robertit nuk përdoret për një realitet që shumica bën sikur nuk e jeton.

Por pse ia kërkojmë vetëm atij? Ose ti që më lexon edhe thua “turp maskarai”, me ç’të drejtë morale a ligjore ia kërkon?

Si e shpjegon që helmi i derdhur ndaj tij ia kalon edhe atij ndaj Erion Veliajt, ku me lehtësinë e të bërit një like, ia fashisim një jetë të tërë në skenë e kontribut, duke ja përbaltur artin që na ka dhënë.

Nëse heqim perdet e moralit, në bankën e të akuzuarit nuk është ai, por kryebashkiaku i Tiranës, i cili politikisht nuk më dhimbsët fare dhe shpresoj që drejtësia t’i nxjerrë ujë të zi nëse vërteton se ka vjedhur djersën e këtij vendi.

Robert Ndrenika (jo ai në mendjen tonë) nuk është prokuror, gjykatës apo revolucionar me kontratë publike, madje nuk është as përgjegjës për pafuqinë tonë.

Ndaj, sot nuk është shembur ndonjë ikonë, është shembur veç miti ynë i cili kërkon që një burrë i plakur të mbajë mbi supe gjithë barrën morale të shoqërisë, politikës, elitës, medias.

Ata që duan, e kuptojnë se e vërteta në këtë rast është krejt njerëzore.

Ai burrë i moshuar, i ardhur nga diktatura, ka të drejtë të puthë kë të dojë në demokraci, duke marrë parasysh edhe dritëhijet e atij që zgjedh t’i gjendet pranë.

Vetë historia njeh pafund artistë, shkrimtarë, aktorë e intelektualë që në momente të caktuara kanë mbështetur njerëz të gabuar, diktatorë apo pushtete mizore.

Por për ta është një kohë tjetër ajo që gjykon. Ne jo, se kemi këtë të drejtë morale.

Andaj, problemi ynë sot nuk është një puthje mbi ballë në sallën e gjyqit, e madje as ato puthje që shumë ulen edhe në gjunjë për t’i dhënë në mënyrë që t’ia hedhin paq kësaj jete e pastaj të shtiren si gjykatës integriteti e dinjiteti.

Problemi ynë është nevoja patologjike për të kërkuar shpëtimtarë moralë, duke qenë se ne vetë kemi hequr dorë nga përgjegjësitë individuale.

Ta flemë mendjen njëherë e mirë: Robert Ndrenika është Robert Ndrenika, jo ai që kemi ndërtuar ne në kokën tonë si flamurtar në beteja.

Këtë të fundit, është mirë ta imitojmë vetë nëse nuk kemi ndonjë variant më të mirë se të vetëvetes.

Previous Post

Hantavirusi alarmon Italinë, nën mbikëqyrje 4 persona, zbulohen detaje

Next Post

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Këmbimi valutor për 11 maj 2026

Next Post
Euro prek minimum historik! Ja me sa këmbehet. Afrimi i sezonit pritet të..

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Këmbimi valutor për 11 maj 2026

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.