Skip to content

Si nëpër filma/ Grabitje me armë në Kamëz, autorët marrin bizhuteri nga një argjendari dhe largohen (Video)

    Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Kamëz, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një argjendari dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Sipas informacionit paraprak, njëri prej autorëve dyshohet se ka qenë i armatosur me një send në dukje armë zjarri. Ata kanë hyrë në argjendarinë në pronësi të shtetasit me iniciale O.L. dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Ndërkohë, grupi hetimor po punon për administrimin e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    https://youtu.be/Gb4tGacHZOs

    Kamëz/Informacion paraprak

    Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.