Skip to content

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motorin, humb jetën një djalë i ri (Emri)

    Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku humbi jetën një 21-vjeçar.

    Viktima është identifikuar si Denis Gaxha, i cili drejtonte një motomjet në momentin e përplasjes fatale.

    Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:15 në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, ku motomjeti i drejtuar nga 21-vjeçari u përplas me një automjet që drejtohej nga Azem Marku, rreth 52 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, Denis Gaxha humbi jetën në vendngjarje.

    Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Azem Marku, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në punë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

    Video