Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Italisë, pasi akuzohen për vjedhje të disa banesave.
Arrestimet u kryen gjatë një operacioni në një provincë të Bolonjas, pranë një shtëpie ku ata po tentonin të hynin për të vjedhur. Nga kontrollet e kryera në makinën e të rinjve karabinierët gjetën bizhuteri e ora luksoze me vlerë dhjetëra mijëra euro, me origjinë të dyshimtë. Më pas, karabinierët zbuluan se dera e përparme e vilës ishte hapur me forcë me një mjet vjedhjeje të gjetur në kopsht.
Me urdhër të Prokurorit, autorët e dyshuar u çuan në Gjykatën e Bolonjës për një seancë dëgjimore për vërtetimin e krimit dhe më pas për një gjykim të shkurtuar.
