Policia e Tiranës arrestoi rojën e OTP bank që u grabit ditën e djeshme. Ai akuzohet se nuk ka vepruar në momentet e grabitjes për të neutralizuar autorin.
Burime bëjnë me dije se autori ka arritur që t’i grabisë 10 mijë pound një qytetareje e cila ishte brenda bankës dhe po depozitonte paratë. Ndërkohë ka arritur që të grabisë dhe paratë nga arka e vetë bankës. Ende nuk dihet shuma totale që është grabitur.

