• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Rikthehet i nxehti afrikan, sinoptikania zbulon cfarë pritet ditët në vijim me Motin në vendin tonë..

admin by admin
June 4, 2026
in News
0
Meteorologia paralajmëron një verë ekstreme..

Muaji qershor nis me mot tipik veror në Shqipëri, ndërsa temperaturat pritet të ngjiten deri në 34°C gjatë ditëve të para të javës. Sipas meteorologes Lajda Porja, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare, ndërsa termometri do të qëndrojë disa gradë mbi vlerat normale për këtë periudhë.

Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në qarqet e Beratit dhe Elbasanit, ku maksimumet do të arrijnë deri në 34°C. Edhe gjatë të martës dhe të mërkurës situata termike do të mbetet e ngjashme, me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Një freskim i lehtë parashikohet të enjten, kur temperaturat do të zbresin në 31-32°C. Kjo rënie lidhet me praninë e disa rrebesheve lokale, të cilat do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore të vendit, përfshirë Tiranën, Elbasanin dhe Librazhdin. Në jug reshjet pritet të jenë më të pakta.

Megjithatë, freskimi do të jetë i përkohshëm. Duke nisur nga e premtja, masat e nxehta afrikane do të rikthehen mbi rajon, duke sjellë sërish temperatura shumë të larta. Sipas parashikimeve, termometri mund të arrijë deri në 36°C në disa zona të vendit.

Fundjava e ardhshme pritet të jetë e kthjellët dhe shumë e nxehtë, me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës dhe temperatura tipike të mesit të verës.

Meteorologët paralajmërojnë se vera e këtij viti pritet të jetë ndër më të nxehtat e viteve të fundit, ndërsa Shqipëria deri tani ka mbetur në periferi të valëve ekstreme të të nxehtit që kanë përfshirë pjesë të tjera të Europës.

Previous Post

Ndryshon sërish çmimi i naftës, Bordi i Ramës vendos sot çmimet e reja të karburanteve

Next Post

“Na keni ca ka*in”/ Miku i fushatës së Ramës, Noizy shan keq protestuesit: Mbylleni bu*en…

Next Post
“Na keni ca ka*in”/ Miku i fushatës së Ramës, Noizy shan keq protestuesit: Mbylleni bu*en…

“Na keni ca ka*in”/ Miku i fushatës së Ramës, Noizy shan keq protestuesit: Mbylleni bu*en…

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.