Skip to content

Manovra e gabuar, aksidentohet në Elbasan autobusi me nxënës

    Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.

    Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër dhe përfundoi pas shtyllës së një karburanti, bën me dije korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

    Nuk ka të lënduar nga aksidenti, edhe pse paniku te fëmijët ka qenë i madh.