Skip to content

E fundit/ Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

    Qeveria ka vendosur të shfuqizojë Bordin e Transparencës për karburantet.

    Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së ministrave, shkruan A2.

    Bordi i Transparencës u ngrit nga qeveria më 23 mars 2026, pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.

    “Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj.