Skip to content

Momenti kur protestuesja heq flamurin e Izraelit tek ambasada në Tiranë (Video)

    Dalin pamjet kur gjatë protestës së 21-të të zhvilluar në Tiranë, ku një vajzë e maskuar është afruar pranë ambienteve të Ambasadës së Izraelit në kryeqytet duke hequr flamurin e vendosur në objektin diplomatik.

    Sipas pamjeve që qarkullojnë, në një moment është shkulur flamuri i Ambasadës, ndërsa protesta vijonte në zonën përreth dhe situata ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe qytetarëve të pranishëm.

    Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka dënuar aktin, duke theksuar se veprime të tilla nuk përfaqësojnë lirinë e shprehjes dhe bien ndesh me parimet e respektit ndaj institucioneve diplomatike dhe normave ndërkombëtare./joq/