Skip to content

E rëndë/ Burri qëllon me thikë gruan, e plagosura në gjendje të rëndë

    Burri ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij, pas një konflikti të ndodhur në banesën e tyre në lagjen nr.4 të Pogradecit.

    Mësohet se e plagosur ka mbetur 27-vjeçarja Bleona Xhaja, e cila është transportuar në spitalin e Pogradec.

    Gjendja shëndetësore e të plagosurës është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

    Bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.