Skip to content

Incidente në mesnatë gjatë tubimit/ Protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert e komisariatit numër 3

    Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve të dhunshme.

    Një grup protestuesish marshoi drejt komisariatit duke brohoritur “Lironi çunat”, ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur disa prej tyre thyen xhamat e godinës, duke hedhur edhe thirrje si “Policia e krimit”.

    Një efektive e policisë ka mbetur e lënduar.

    Në përgjigje të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë për të larguar protestuesit nga ambientet përreth komisariatit.