• News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Temperaturat arrijnë kulmin, Shqipëria përballet me ditët më të nxehta, sinoptikani zbulon cfarë pritet..

admin by admin
July 16, 2026
in News
0
Temperaturat arrijnë kulmin, Shqipëria përballet me ditët më të nxehta, sinoptikani zbulon cfarë pritet..

Vala afrikane e të nxehtit po forcon ndikimin në Shqipëri, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë ndër më të nxehtat e këtij korriku. Sipas sinoptikanit Hakil Osmani, temperaturat do të vijojnë të rriten deri të shtunën, kur në disa zona të vendit termometri mund të kalojë edhe 41°C.

Qarqet e Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta, ndërsa në lokalitete si Kuçova, Ura Vajgurore, Belshi dhe Kopliku vlerat mund të shkojnë lehtësisht mbi 41°C. Edhe Tirana, Durrësi, Gjirokastra, Vlora dhe Saranda do të përjetojnë vapë intensive, me temperatura që do të luhaten nga 37 deri në 39°C.

Meteorologu paralajmëron se netët do të jenë po aq të vështira, pasi temperaturat minimale në ultësirën perëndimore do të mbeten nga 22 deri në 28°C, ndërsa në zonat malore nuk do të zbresin nën 20°C. Kombinimi i vapës me lagështinë e lartë do ta bëjë temperaturën e perceptuar edhe 4-6 gradë më të lartë, duke krijuar kushte të vështira sidomos gjatë orëve të mesditës.

Megjithatë, fundi i javës sjell edhe një lajm pozitiv. Sipas parashikimit, nga dita e dielë do të nisë një rënie graduale e temperaturave, ndërsa freskimi do të ndihet më qartë nga e hëna. Maksimumet do të zbresin në 35-36°C për disa ditë, përpara se fundi i korrikut të sjellë sërish një tjetër valë të nxehti.

Pavarësisht vapës, gjatë pasditeve të së enjtes dhe të premtes priten zhvillime vranësirash dhe rrebeshe të shkurtra shiu në zonat veriore dhe lindore, me mundësi lokale edhe për breshër, kryesisht në qarkun e Pukës dhe zonën e Bajram Currit.

Previous Post

Lamturimirë lek? Shqipëria bëhet gati për euron si para kombëtare

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.