• Latest
  • Trending
Foshnjat u ndërruan në maternitet, 38 vjet më vonë zbuluan se familjet biologjike ishin..

Foshnjat u ndërruan në maternitet, 38 vjet më vonë zbuluan se familjet biologjike ishin..

July 19, 2026
Kur ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria? SInoptikani jep detaje: Ja dita më përvëluese dhe kur nisin rreshjet e shiut…

Rikthehen reshjet e shiut, ja cfarë parashikojnë siniptikanët për javën në vijim..

September 14, 2026
“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

September 14, 2026
Kur do ulen temperaturat? Sinoptikanii jep Parashikimin e motit për ditët e para të gushtit

Moti ndryshon në mesjavë! Ja çfarë pritet me rreshjet..

September 14, 2026
Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

September 13, 2026
Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

September 12, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia Porja: Ditën e premte, kush rrezikon…

Paralajmërimi i meteorologes: Rrebeshe shiu dhe erë e fortë në gjithë Shqipërinë, ja çfarë ndodh me temperaturat

September 11, 2026
Ndryshimi drastik i motit/ rikthehen reshjet e shiut. ja cfarë pritet ditët në vijim..

Ndryshimi drastik i motit/ rikthehen reshjet e shiut. ja cfarë pritet ditët në vijim..

September 11, 2026
E FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

E FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

September 11, 2026
Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

September 10, 2026
“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

September 10, 2026
Detaje nga shpërthimi i karburantit në Tiranë. Shembet godina njëkatëshe, 3 të plagosur

Shpërthimi te karburanti “EIDA” Dëshmitë e punonjësve zbardhin TRE SHKAQET E MUNDSHME..

September 10, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Foshnjat u ndërruan në maternitet, 38 vjet më vonë zbuluan se familjet biologjike ishin..

admin by admin
July 19, 2026
in News
0
Foshnjat u ndërruan në maternitet, 38 vjet më vonë zbuluan se familjet biologjike ishin..

Dy burra zbuluan se materniteti i kishte ngatërruar kur ishin foshnje, pak pas lindjes dhe ua kishin dhënë familjeve të gabuara. Atë ditë pati vetëm dy lindje

Kyle Bealin dhe Jeremy Morrison dolën nga një spital në Dakotën e Veriut në SHBA me prindërit e gabuar në vitin 1988. U deshën më shumë se 35 vite që e vërteta të zbulohej.

Familjet e dy burrave, të cilët si foshnja iu dhanë familjeve të gabuara 38 vite më parë, kanë akuzuar spitalin në SHBA se u ka marrë jetën që duhet të kishin jetuar.

Kyle Bylin në vitet 1990. Foto nga familja, nëpërmjet AP

Kyle Bealin zbuloi familjen e tij biologjike pasi bëri një test ADN-je, të cilin e zgjodhi rastësisht gjatë një shkëmbimi dhuratash për Krishtlindje. Rezultatet e çuan te tezja e tij biologjike përmes një platforme gjenealogjie.

Më pas, nipi i saj, Jeremy Morrison, bëri gjithashtu test ADN-je dhe kështu u zbulua se dy burrat ishin ndërruar në lindje, gati katër dekada më vonë.

“Aty mbeta plotësisht i shtangur”, tha Bealin. “Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë se kishte ndodhur vërtet një ndërrim në lindje.”

Sipas padisë së depozituar javën e kaluar në një gjykatë shtetërore, Bealin dhe Morrison ishin dy foshnjat e vetme të lindura më 26 janar 1988 në Unity Medical Center në Grafton të Dakotës së Veriut.

Megjithatë, ata dolën nga spitali me prindërit e gabuar.

Spitali nuk e kundërshton faktin se foshnjat janë ndërruar, por deklaron se nuk ka gjetur asnjë provë që të tregojë se stafi i tij ka qenë përgjegjës për këtë gabim që u ndryshoi jetën, siç raportoi Sky News.

“Më morën jetën që duhet të kisha jetuar me djalin tim biologjik”

“Kyle mbetet djali im dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, deklaroi Evelyn Newton.

“Por ndiej se më është marrë jeta që duhet të kisha jetuar me djalin tim biologjik. Nuk mund të kthehesh pas dhe të rikuperosh 35 vite. Hapat e parë, drejtimi i makinës, martesa, si mund t’i rikuperosh këto?”

Zbulimi i fundit për lindjen e tij nuk i ka ndryshuar ndjenjat e Morrison për familjen që e rriti.

“Ata më donin”, tha ai. “Luaja sporte, isha mirë në shkollë. Një test ADN-je nuk do të më marrë 38 vite kujtimesh.”

Megjithatë, Morrison, i cili jeton në Kolorado dhe punon si inspektor saldimi në një kompani të energjisë së erës, beson se nëse ndërrimi nuk do të kishte ndodhur, ai do të punonte bashkë me babanë e tij biologjik dhe vëllain në fermën e tyre të drithërave.

Bud Bylin (LR), Darren Bylin, Kyle Bylin dhe Keith Bylin

Zonja Newton nuk kishte pasur kurrë arsye të mendonte se Bealin nuk ishte djali i saj biologjik. Bealin, nga ana tjetër, ndoqi një karrierë akademike larg Dakotës së Veriut dhe gjithmonë ishte ndier “ndryshe” nga familja që e kishte rritur.

Ai tha se “patjetër ka pasur momente të ndryshme në jetën time kur jam ndier si delja e zezë e familjes, ose sikur po kërkoja një vend ku të përkisja”.

Vetëm vite më vonë ai zbuloi se kishte vërtet një ndryshim dhe se ekzistonte një arsye pse nuk ndihej 100 për qind pjesë e asaj familjeje.

Kyle Bylin me nënën e tij biologjike, Liz O’Toole, në Minneapolis. Foto familjare nëpërmjet AP

Dy burrat tashmë i kanë njohur prindërit e tyre biologjikë, por ende nuk janë takuar me njëri-tjetrin. Megjithatë, sipas raportimit, ata kanë folur në telefon./noa/

Previous Post

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetariEnrik Mehmeti

Next Post

Aksident me vdekje në Divjakë/ Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Next Post
Aksident me vdekje në Divjakë/ Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Aksident me vdekje në Divjakë/ Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.