• Latest
  • Trending
Paratë me thasë, dalin pamjet brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

Paratë me thasë, dalin pamjet brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Kur ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria? SInoptikani jep detaje: Ja dita më përvëluese dhe kur nisin rreshjet e shiut…

Rikthehen reshjet e shiut, ja cfarë parashikojnë siniptikanët për javën në vijim..

September 14, 2026
“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

“Ja të shohim për sa do vijë policia!” Dha Alarm fals për bombë në shkollën Edit Durham, del video e Jataganit

September 14, 2026
Kur do ulen temperaturat? Sinoptikanii jep Parashikimin e motit për ditët e para të gushtit

Moti ndryshon në mesjavë! Ja çfarë pritet me rreshjet..

September 14, 2026
Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

Qeveria Rama gati ndryshime t e reja në ligj/ Humb pronësinë brenda dy muajve, nëse…

September 13, 2026
Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

Lajmi i keq për vendin tonë/ Të fundit në Europë. Nuk po humbasim vetëm banorët e sotëm, por edhe..

September 12, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia Porja: Ditën e premte, kush rrezikon…

Paralajmërimi i meteorologes: Rrebeshe shiu dhe erë e fortë në gjithë Shqipërinë, ja çfarë ndodh me temperaturat

September 11, 2026
Ndryshimi drastik i motit/ rikthehen reshjet e shiut. ja cfarë pritet ditët në vijim..

Ndryshimi drastik i motit/ rikthehen reshjet e shiut. ja cfarë pritet ditët në vijim..

September 11, 2026
E FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

E FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

September 11, 2026
Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

Ju kruhet koka, mund të keni MORRA, mos u cudisni. Ja si ta vërtetoni..

September 10, 2026
“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

“Afterschool”, falas nga 1 tetori! Lista, cilat janë 85 shkollat e Tiranës?

September 10, 2026
Detaje nga shpërthimi i karburantit në Tiranë. Shembet godina njëkatëshe, 3 të plagosur

Shpërthimi te karburanti “EIDA” Dëshmitë e punonjësve zbardhin TRE SHKAQET E MUNDSHME..

September 10, 2026
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact
Koha News
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel
No Result
View All Result
Koha News
No Result
View All Result

Paratë me thasë, dalin pamjet brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

admin by admin
July 21, 2026
in News
0
Paratë me thasë, dalin pamjet brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

Dalin për herë të parë pamjet nga brenda Postës Shqiptare në Durrës, ku abuzimi me fondet çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit Elisabeta Matajt, dhe la në arrest shtëpie ish-shefen e financave Valbona Dunin dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Në pamjet duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në arkën e filialit, ka marrë një shumë parash duke i futur në një thes dhe është larguar.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara duken edhe momente të tjera brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish- arkëtaren, Paola Dana.

Marrja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-shefes së Financës së Postës Durrës, Valbona Duni, duket se ka hapur një tjetër front hetimor.

Dy ditë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në masën “arrest në burg”, ka depozituar një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefes së Financës Valbona Duni. Mataj, Duni dhe P. Dana akuzohen nga prokuroria, pas kallëzimit të Postës Shqiptare, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Në kallëzimin e bërë dje, më 20 korrik, Feta Mataj pretendon se bashkëshortja e tij është bërë përgjegjëse pa të drejtë për skandalin financiar në Postën e Durrësit, ndërsa sipas tij, duhet të hetohet edhe ndaj Valbona Dunit.

Në kallëzimin e tij, Feta Mataj pretendon se gjatë verifikimeve që ka kryer në mënyrë private ka krijuar dyshime se ish-shefja e Financës ka krijuar një pasuri të konsiderueshme, të cilën e konsideron të pajustifikuar me të ardhurat e saj, një rrogë mujore 60 mijë lekëshe. Ai kërkon që të hetohet burimi i kësaj pasurie, si dhe aktiviteti ekonomik i familjarëve të saj.

Sipas kallëzimit, shefja e financës dhe 2 fëmijët e saj disponojnë automjete luksoze, prodhim i viteve të fundit, me vlerë qindra mijëra euro, disa apartamente në Durrës dhe Tiranë, si dhe biznese të hapura vitet e fundit. Kallëzuesi pretendon se këto biznese mund të jenë përdorur për të justifikuar të ardhura të paligjshme, duke ngritur dyshime për veprën penale të pastrimit të parave.

Ai përmend gjithashtu dyshimin se pasuria e familjes Duni është shtuar ndjeshëm pas vitit 2020, periudhë që përkon me administrimin e fondeve të rindërtimit pas tërmetit nga Posta, duke pretenduar se këto rrethana duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.

Në kallëzim kërkohet që organet hetimore të shqyrtojnë nëse ka pasur bashkëpunim në administrimin e fondeve publike nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa kërkohet një hetim i plotë pasuror dhe financiar për Valbona Dunin dhe familjarët e saj.

Feta Mataj shprehet se bashkëshortja e tij, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në burg pas hetimeve për skandalin në Postën e Durrësit, i kishte raportur më herët problematikat në sektorin e financës dhe për shqetësime që, sipas tij, nuk ishin marrë në konsideratë nga drejtuesit.

Sipas policisë së Durrësit, po punohet që kallëzimi penal t’i kalojë Prokurorisë, e cila pritet të vlerësojë pretendimet dhe të vendosë nëse do të regjistrojë procedim penal dhe do të nisë verifikimet për akuzat e ngritura./tch/

Previous Post

“Ndihmë, mjaft!” – E rëndë në Itali, emigrati jep shpirt gjatë ndalimit nga policia

Next Post

66-vjeçari shkroi një letër para aktit të rëndë/ Përcolli dje gruan drejt Athinës dhe më pas..,

Next Post
66-vjeçari shkroi një letër para aktit të rëndë/ Përcolli dje gruan drejt Athinës dhe më pas..,

66-vjeçari shkroi një letër para aktit të rëndë/ Përcolli dje gruan drejt Athinës dhe më pas..,

Browse by Category

  • Business
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Travel
  • World
  • News
  • About
  • Privacy Policy
  • Contact

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • News
  • Sport
  • Tech
  • Business
  • World
  • Travel

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.