Skip to content

Përplasjet në protestë, plagosen disa protestues, njëri niset me urgjencë në spital. Video

    Tensione të tjera janë regjistruar gjatë protestës përpara godinës së Parlamentit, ku një protestues ka mbetur i plagosur pasi është goditur me gur në kokë gjatë përplasjeve në terren.

    Sipas pamjeve nga vendngjarja, i lënduari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit e tjerë, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt ambulancës me barrelë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Pavarësisht dëmtimit në kokë, i lënduari ka vijuar të bëjë thirrje drejtuar turmës “Mos u dorëzoni!”, ndërsa situata rreth perimetrit të Kuvendit mbetet e tensionuar.

    Mësohet se nga përplasja me policinë kanë mbetur të lënduar disa protestues.